Ancelotti pritet ta provojë eksperiencën e parë ndonjëherë si selector

Ancelotti do ta provojë eksperiencën e parë ndonjëherë si selector.

“Martesa” mes Carlo Ancelottit dhe Kombëtares së Brazilit duket se do të ndodhë.

Siç njofton mediumi italian “La Stampa”, trajneri i Real Madridit do të bëhet selektor i “Seleçaos” që nga 1 korriku i vitit 2024, më saktësisht një ditë pasi t’i skadojë kontrata me “Los Blancos”, përcjell Gazeta Express.

Por, mund të ndodhë që ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit, të largohet edhe më herë nga “Santiago Bernabeu”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, “DonCarlo” mund t’i kërkojë presidentit Florentino Perez që ta nisë aventurën e re në Brazil që nga 1 janari 2024, për t’u bërë selektor “part-time” për gjashtë muaj.

Ancelotti synon të jetë i suksesshëm në sezonin e fundit me “Mbretërit” e Spanjës për ta provuar më pas eksperiencën e parë në karrierë si selektor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme