Tre ministra të mërkurën ishin mysafirë të Ardian Gjinit. Secili prej tyre i solli lajme të mira kreut të Gjakovës.
Albena Reshitaj, Pal Lekaj e Kujtim Gashi nënshkruan pesë memorandume me të parin e këtij qyteti.
Reshitaj premtoi para për trajtimin e ujërave të zeza, njofton Klan Kosova.
Se Gjakovën e presin shumë investime e tha edhe Pal Lekaj që dikur drejtoi këtë komunë. Ai premtoi 16 milionë euro investime në këtë komunë.
Pa i garantuar nikoqirit investime nuk e la as Kujtim Gashi.
Kronikë e zgjeruar nga Vullnet Krasniqi.