Tre të therur me thikë në stacionin e trenit në Mançester

Tre persona, përfshirë në polic, janë therur me thikë nga një i dyshuar në stacionin e trenit “Victoria” në Mançester të Britanisë së Madhe. Policia ka njoftuar se përpos policit, viktima të këtij sulmi janë një burrë dhe një grua të moshës rreth 50 vjeçare.

Raportohet se polici është plagosur në krah. Lëndimet e tre personave janë serioze, por besohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Policia e ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasje. Rastin po e heton policia kundër terrorizmit, të cilët po mundohen ta gjejnë motivin e sulmit.

Polici i plagosur është liruar nga spitali gjatë ditës së sotme. Një dëshmitar i ngjarjes ka thënë se sulmuesi e mbante në dorë një thikë të madhe të kuzhinës. Policia e qytetit të Mançesterit ka thënë se nuk ka shenja për ndonjë sulm më të gjerë tash për tash.

Gjatë arrestimit të personit të dyshuar, policia përdori sprej të syve dhe elektroshok sepse ai po i rezistonte fizikisht arrestimit. Ai ishte shumë agresiv, prandaj pesë policë e zaptuan për t’ia vënë prangat, shkruan “BBC”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme