Trevjeçari mbijeton 3 ditë i vetëm në mal me ujq dhe arinj (Foto)

Një djalosh trevjeçar ka mbijetuar i vetëm për tri ditë në një zonë të largët malore në rajonin rus të Siberisë, duke iu rezistuar temperaturave pothuajse ngrirës dhe zonës malore me ujq dhe arinj.

Një kërkim i madh kishte nisur për ta gjetur vogëlushin e quajtur Tserin Dopchut i cili ishte zhdukur duke luajtur me qentë e vet afër shtëpisë në fshatin e vogël Khut, transmeton Express.

Tserin nuk kishte pallto të veshur dhe mbante me vete vetëm një çokollatë kur ishte zhdukur më 18 shtator.

Më shumë se 100 njerëz u angazhuan për kërkimin e tij, përfshirë dhe policinë dhe ekipet e shpëtimit të ministrisë ruse të Emergjencave, raporton Siberian Times.

Edhe një helikopter ishte përdorur për të eksploruar këtë zonë 120 kilometra katror.

Vogëlushi u gjet këtë të mërkurë pasi kishte njohur zërin e xhaxhait të vet duke e thirrur atë.

Ai kishte mbijetuar duke e ngrënë çokollatën dhe ishte strehuar në një zonë të tharë nën një pemë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme