Tri vjet nga rasti “Stenta 2”, gjykimi rrezikon të dështojë sërish

Tri vjet pas ngritjes së aktakuzës ndaj 40 kardiologëve, e njohur si rasti “Stenta 2”, procesi rrezikon të kthehet në pikën zero.

Ndonëse këtë te enjte parashihej që disa prej të akuzuarve të paraqisnin fjalën hyrëse, trupi gjykues e ka pasur pothuajse të pamundur të procedojë me këtë seancë, raporton KTV.

Vendimi për ndryshimin e trupit shkaktoi polemika mes kryetares të trupit gjykues dhe avokatit Arianit Koci.

Mbarëvajtja e seancës vazhdoi të pengohej, kur me vonesë u paraqit e akuzuara Perihane Sefa, e cila kërkonte me çdo kusht lirimin e saj nga kjo seancë, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

E, pas insistimeve dhe kërcënimeve të avokates së të akuzuarës se gjykata do të ishte përgjegjëse në rast se gjendja shëndetësore e Sefës përkeqësohet, kryetarja e trupit gjykues u detyrua të thërrasë ambulancën.

Por, nga këtu, Perihane Sefa u mor për në emergjencën e qytetit për kontrolle të mëtejme.

E, pauzën gjysmë-orëshe, njëri nga avokatët e shfrytëzoi për ta kërkuar përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, duke bërë kështu që seancat në këtë rast, të ndërpriten për një kohë të pacaktuar.

Të akuzuarit në rastin “Stenta 2”, ngarkohen nga Prokuroria Speciale me veprat penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritet zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.

Në qershor të vitit 2016, aktakuzë u ngrit ndaj ish-ministrit Ferid Agani, ish-sekretarit të MSH-së, Gani Shabani, dhe 62 personave të tjerë.

Procedura ndaj Aganit dhe Shabanit është veçuar dhe është drejt përfundimit, raporton Koha.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme