Tronditet Tetova: Pensionisti dhunon një grua: Zhvishu ose do të varë!

Horror i vërtetë ka ndodhur në Tetovë. Një pensionist është dënuar me arrest prej një viti e gjysmë, sepse me dajak dhe me kërcënime e ka detyruar bashkëqytetaren e tij për marrëdhënie seksuale. Gjykata themelore e shpalli tetovarin A.L lidhur me veprën penale “abuzim seksual”, shkruan gazeta Vest.

Ai është njohur paraprakisht me gruan që e ka dhunuar. Ka marrë një shtëpi me qira, transmeton Gazeta Lajm. Ditën kur e ka kryer dhunimin, gruaja është takuar me të dhe sipas dëshmisë së një dëshmitari, me automobil bashkë janë larguar nga vendi i saj i punës. Sipas vendimit të gjykatës, pensionisti i dënuar, duke përdorë dhunë dhe kërcënime se do ta vrasë, e ka detyruar gruan në fjalë në marrëdhënie intime. Meqë ajo ka kundërshtuar, e ka goditur me grushta në kokë, në trup dhe e ka detyruar të zhvishet. Pasi ajo ka kundërshtuar sërish, pensionisti e ka kërcënuar me fjalët: “Zhvishu, ose do të vari në llambadar”.

Pas kësaj, thuhet në aktgjykim, e ka goditur fuqishëm me grusht në stomak dhe brutalisht ia ka zhveshur rrobet. E ka kapur për dore dhe me dhunë e ka dërguar në njërën prej hapësirave të shtëpisë, ku e ka kryer aktin e abuzimit edhe përskaj kundërshtimeve të gruas.

Gruaja ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Tetovës, e pastaj e ka paraqitur rastin në polici.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme