Trump e emëroi drejtor të komunikimit në administratë, Miller nuk e pranon postin

Jason Miller, i cili u emërua drejtor i komunikimit në administratën e SHBA-së nga presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump,nuk pranoi postin pasi siç tha ai, dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen e tij.

“Pasi kam kaluar javën e kaluar me anëtarët e familjes, e që nga viti 2015 nuk kam arritur të kalojë shumicën e kohës me ta, është e qartë se ata tani duhet të jenë prioriteti im”, ka thënë Miller në një deklaratë të lëshuar dy ditë pas emërimit, transmeton Indeksonline.

Siç shpjegoi ai, ai dhe bashkëshortja janë duke pritur një vajzë tjetër, dhe konsideron se kjo nuk është koha për t’u angazhuar në një punë të re si drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, raporton AFP./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme