Trump iPhone, dhurata më e shtrenjtë për festat e fundvitit

Nëse pyesni nëse ky iPhone është në dispozicion për shitje në Amazon, ose në ndonjë dyqan teknologjik në lokacionin ku jetoni, atëherë përgjigjja thjeshtë është jo sepse Trump iPhone është në dispozicion vetëm në Goldgenie.

Dyqani Goldgenie gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe në këtë dyqan shiten vetëm produkte luksoze, kryesisht të praruar me ari, transmeton Koha.net. Goldgenie shet smarftona, tableta, madje edhe laptopa sikur Macbook Pro me ari 24 karat. Po ashtu, edhe Trump iPhone është i praruar me ari 24 karat dhe kushton 151 mijë dollarë.

“Ka njerëz shumë të pasur në gjithë botën. Për këtë arsye ndonjëherë miqtë dhe familjet e tyre nuk dinë se çfarë t’u blejnë si dhuratë për festat e fundvitit, kështu që ndonjëherë është shumë e vështirë për ata që të vendosin se çfarë dhurate t’u blejnë ngase në realitet atyre nuk u mungon asgjë”, shpjegoi Frank Fernando, drejtor menaxhues i Goldgeniet, për CNN.

Gjithashtu, deri në këtë moment një përqindje shumë e vogël e kanë blerë Trump iPhone, sipas CNN, ku konsumatori i parë i këtij telefoni ishte një grua kineze.

© KOHA

View image on Twitter

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme