Mediat amerikane publikojnë dy përzgjedhje të rëndësishme të ekipit drejtues të presidentit të ardhshëm të SHBA-së, republikanit Donald Trump. Lajmi për caktimin e dy emrave të rinj është konfirmuar për mediat amerikane nga vetë stafi i Trump. Për postin e drejtorit të ardhshëm i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA-s, Trump ka parashikuar deputetin e Kansasit nga radhët e Tea Party, Mike Pompeo.
Gjithashtu mediat amerikane bëjnë të ditur gjithashtu se Pompeo e ka pranuar detyrën e propozuar nga presidenti i sapozgjedhur Trump. Pompeo ka qenë një kundërshtar i fortë të marrrëveshjes bërthamor të Iranit të firmosur nga i presidentit Barak Obama. Gjithashtu ai është i njohur për kritikat e tij të ashpra ndaj Hillary Clinton gjatë hetimit të Kongresit për sulmin e vitit 2012 në Bengazi të Libisë.
Pompeo është kritikuar në të kaluarën për komentet e tij në lidhje me myslimanët, pasi një herë ai ka argumentuar në vitin 2013 se “klerikët, të cilët nuk arrijnë të denoncojnë plotësisht terroristët ishin “fajtorë” në sulmet e ndërmarrë.
Ndërsa si prokuror të Përgjithshëm është propozuar të jetë senatori i Alabamës, Jeff erson Sessions. Në një deklaratë, Trump e cilësonte atë një “mendje ligjore e klasit botëror”. “Jeff është një person i admiruar në qarqet ligjore dhe virtualisht, nga kushdo që e njeh”, tha Trump.
Nga ana e tij, Sessions ka shprehur disa herë mbështetjen e tij për politikën “për një Amerikë të vetme” të Trump dhe zotimin e tij për barazi para ligjit. “Do të punoj për të përmbushur detyrat e mia me angazhim, ndershmëri dhe paanshmëri”, ka thënë Session pas marrjes së njoftimit.
Senatori ka qenë që herët një ndër mbështetësit e Donald Trumpit. 69-vjeçari nga Alabama ka qenë senator që në 1997 dhe më parë ka qenë prokuror në shtetin e tij. Prokurori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë për zbatimin e ligjit në Shtetet e Bashkuara. Ai është kreu i Departamentit të Drejtësisë. Gjithashtu bëhet e ditur se këshilltar për Sigurinë Kombëtare në kabinetin e presidentit republikan do të jetë Michael Flynn. Lejtnant Gjeneralit në pension,. Flynn ka kryesuar më parë Shërbimin e Zbulimit brenda Departamentit të Drejtësisë.
Për Pompeon dhe Sessions për tu pranuar në këto poste duhet të merret vota e Senatit. Ndërsa për Flynn nuk ka nevojë për një diçka të tillë. “Presidenti i zgjedhur është një njeri i veprimit, dhe ne kemi marrë një numër të madh të meshkujve dhe femrave me kualifikime të mëdha, që shikojnë përpara për të shërbyer në këtë administratë”, tha zëvendëspresidenti i zgjedhur, Mike Pence për gazetarët në Nju Jork.
Më tej ai shtoi se “ekipet tona të Agjencisë së Sigurisë arriti në Uashington D.C. këtë mëngjes (dje), dhe unë kam shumë besim se do të jetë një tranzicion të qetë që do të shërbejë për të udhëhequr vendin përpara”. Ndërsa disa ditë më parë Paul Ryan i Partisë Republikane u rizgjodh si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve gjatë një konference që u mbajt në Kongres. Partia Republikane votoi unanimisht për rizgjedhjen e kongresmenit të Uiskonsinit në këtë post.
Ryan do të fillojë zyrtarisht në këtë post në fillim të muajit janar, me fillimin e punimeve të Kongresit të ri amerikan. Vazhdimësia e Ryan në postin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësusve rrezikohej, në se zoti Trump nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet. Paul Ryan fillimisht nuk e mbështeti kandidaturën e zotit Trump dhe ai u distancua nga disa qëndrime të kandidatit republikan gjatë fushatës.
Por pas zgjedhjes së Donald Trumpit, pozita e zotit Ryan është forcuar. Ai dha një konferencë shtypi pas zgjedhjeve, ku theksoi politikat republikane për disa çështje të rëndësishme, si: masat për zbutjen e varfërisë, shërbimin shëndetësor dhe reformën e taksave.
Kushti për administratën e re
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do t’u kërkojë të gjithë të emëruarve të tij që të nënshkruajnë një klauzolë që i ndalon ata të punojnë për lobistët, minimumi pesë vjet, pas largimit nga administrata, deklaroi dje në mbrëmje vonë zëdhënësi i tij. “Gjëja kryesore për këtë administratë do të jetë që njerëzit, të cilët largohen nga qeveria, nuk do të jenë në gjendje të përdorin këtë shërbim për të pasuruar veten e tyre”, tha Sean Spicer për gazetarët në një konferencë.
Gjatë fushatës së tij, populisti i krahut të djathtë, Trump, në mënyrë të përsëritur premtoi pastrimin e Uashingtonit nga lobistët dhe politikanët e korruptuar. “Rregulli vlen edhe për ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur”, tha Spicer, i cili ka për detyrë të plotësojë rreth 4000 të emëruar të rinj të nevojshëm për qeverinë e ardhshme.