Trump:Çarmatosini menjëherë truprojat e Hilary Clinton!

Sakte.net / E shtune 17 Shtator 2016 / 10:25

Donald Trump  ka tronditur opinion publik ditën e djeshme, pasi me zë të lartë, ka pyetur veten se cdo të ndodhte nëse rojet e Shërbimit Sekret, që ruajnë Hillary Clinton do të çarmatoseshin, raporton “CNN”.

“Mendoj se truprojave të saj duhet tu hiqen të gjitha armët. Ç ‘armatosini menjëherë- ka thënë Trump – Merrni armët e tyre , le të shohim se çfarë ndodh me të.”

“Merrni armët e tyre OK? Do të bëhet një situatë shumë e rrezikshme,” shtoi ai.

Nuk është hera e parë që ai ka bërë thirrje që rojet e  shërbimit sekret të Clintonit të “çarmatosen”.  Por është hera e parë që ai e ka thënë me zë të lartë se papritmas, ajo duhet privuar nga “mbrojtja e armatosur”.

Menaxheri i fushatës se Clinton, Robby Mook, tha se kërkesa e Trump “është jashtë caqeve për një kandidat presidencial.”

“Ai është i papërshtatshëm për të qenë President dhe ka ardhur koha që udhëheqësit republikanë të denoncojë këtë sjellje shqetësuese të kandidatit të tyre”, tha Mook në një deklaratë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme