Tuna dhe Besnik Qaka sjellin lajmin e shumëpritur për fansat e tyre

Tuna dhe Besnik Qaka së shpejti me këngë të re.

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu – Tuna dhe artisti Besnik Qaka, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Dyshja e famshme e estradës shqiptare lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Tuna së fundmi ka ndarë disa fotografi nga xhirimet e klipit, përmes të cilave pyet ndjekësit për datën se kur do të publikohet ky duet.

“Hey Besnik Qaka. Së shpejti. Qëllojani datën”, ka thënë ajo.

Besniku nga NRG Band në anën tjetër ka shpërndarë një insert të shkurtër të kësaj kënge.

Fansat kanë reaguar menjëherë, të cilët mezi po presin për këtë prurje të të dy artistëve.

Ndërkaq, pritet të shohim në vijim se çfarë do të sjellin Tuna dhe Besniku.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme