Turqi, 50 mijë njerëz largohen nga puna, 50 mijë të tjerë u arrestuan

Sipas medieve turke, spastrimi më i madh është bërë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Arsimit, Çështjeve Sociale, Financave, si dhe kabinetin e kryeministri, pastaj në Shërbimin Informativ MIT dhe drejtorinë për çështje fetare.
Kabineti i kryeministrit përnjëherë i ka larguar 257 njerëz, nga ta 230 personel burokrat, 19 ekspertë, gjashtë këshilltar dhe dy zyrtarë ligjorë

Ministria e Punëve të Brendshme nga detyra i ka larguar 8777 njerëz, në mesin e tyre janë edhe 7614 policë, 899 xhandar dhe 77 kolonelë

Ministria e Arsimit i ka larguar 15.200 persona, si dhe është kërkuar largimi edhe i 1577 dekanëve nga të gjitha universitet në vend – 1176 në universitetet publike dhe 401 nga ato private. Përveç kësaj, licenca u është suspenduar rreth 21 mijë mësimdhënësve që punojnë në shkolla private

Ministria e Financave ka suspenduar 393 të punësuar. Drejtoria për çështje fetare ka shkarkuar 492 të punësuar, në mesin e tyre edhe tre myfti. Shërbimi Informativ MIT ka larguar 100 agjentë. Rregullatori për tregti me energji ka larguar 25 njerëz.

Në anën tjetër, rreth 50.000 ushtarë, policë, gjyqtarë, nëpunës civilë dhe mësuesit janë pezulluar apo ndaluar që nga përpjekje për grusht shtet, shkruan Reuters.
Turqia u zotua për të çrrënjosur aleatët e klerikut me bazë së SHBA, Fetullah Gulen, të cilin e fajëson për një grusht shteti të dështuar javën e kaluar, duke zgjeruar një spastrim të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit, në universitete dhe shkolla, në agjencinë e inteligjencës dhe autoritetet fetare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme