Turqia teston me sukses raketën “Siper”: Objektivi është goditja e gjashtë sistemeve të mbrojtjes raketore

Turqia ka lëshuar me sukses raketën kundërajrore me rreze të gjatë veprimi “Siper”.

Kreu i Presidencës Turke të Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir tha se në rrugën e zhvillimit të armëve po testojnë sisteme në nivele të ndryshme dhe se po shkojnë drejt sistemeve gjithnjë e më të avancuara, siç është “Siper”.

Demir vuri në dukje se shpreson se Turqia do të vazhdojë të prodhojë armë të reja dhe se do të arrijë qëllimin e saj – të ketë gjashtë sisteme të ndryshme të mbrojtjes ajrore.

Turqia tashmë ka sistemet S-400, Korkut, Sungur dhe Hisar, raportojnë mediat turke.

Projekti “Siper” udhëhiqet nga gjigantët turq të mbrojtjes ASELSAN, ROKETSAN dhe Këshilli Turk i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike.

“Siper” pritet të hyjë në inventarin e ushtrisë në vitin 2023.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme