U dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë e moshuara në Durrës. Ja çfarë dyshohet

Një 83-vjeçare është dërguar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndihmës së parë,  ka ndërruar jetë.


Sipas policisë, bëhet fjalë për një 83-vjeçare norvegjeze, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe, banuese në Norvegji.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, 83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme