Vajza e Mirush Kabashit në mbështetje të protestës kundër Ramës: Qytetarët po ngrenë zërin! Misioni i tyre duhet të vazhdojë deri në fund

Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak të Mississaugas në Ontario të Kanadasë.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Kabashi rrëfeu detaje nga angazhimi i saj në Kanada. Ajo kandidon për zgjedhjet e 26 tetorit, në një garë lokale që përfshin një komunitet me 65 mijë banorë.

Ajo tregoi se fushata po zhvillohet në terren, takuar banorët dhe duke dëgjuar problematikat e tyre. Duke përmendur të atin, ajo theksoi se dëshiron të vazhdojë trashëgiminë e tij duke lënë një emër të mirë, dhe duke qenë në shërbim të qytetarëve.

“Besoj se do të ishte krenar për mua. Dua ta vazhdoj trashëgiminë e tij duke lënë një emër të mirë, duke qnë në shërbim të qytetarëve dhe t’u shërbej me dinjitet, përulësi dhe dëvotshmëri, duke prekur jetët e tyre. E bëj këtë jo për një titull apo karrige, por për një qëllim më të madh se vetja ime”, tha jo.

E pyetur për protestat në Shqipëri, ajo tha se nuk e sheh veten të angazhuar aktualisht në politikën shqiptare, por u shpreh qartë në mbështetje të të drejtës së qytetarëve për të protestuar.

“Jam tërësisht në mbështetje të zërit të qytetarëve, sidomos për faktin që unë për këtë kam nisur këtë rrugëtim për ta sjellë këtu zërin e qytetarëve shqiptarë apo kudo nga vijnë nga çfarëdo lloj ngjyre besimi apo bekgraundi, domethënë më afër bashkisë. Ky është qëllimi im kryesor.

Domethënë çdo përfaqësues në politikën lokale apo kudo qoftë duhet të jetë përfaqësues i zërit të qytetarëve. Sot qytetarët shqiptarë po ngrenë zërin sepse nuk duan ta humbin atë dhe mendoj që ky mision duhet të vazhdojë derisa zëri të kumbojë fort dhe qëllimet dhe vullneti i qytetarëve të çohet deri në fund”, shtoi ajo.

The post Vajza e Mirush Kabashit në mbështetje të protestës kundër Ramës: Qytetarët po ngrenë zërin! Misioni i tyre duhet të vazhdojë deri në fund appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme