Personi që u vra nga Ridvan Beqiri, Kujtim Krasniqi nga Makoci i Prishtinës, është varrosur sot. Ai kishte hyrë në shtëpinë e Berishës për të vjedhur, por u qëllua me armë zjarri dhe vdiq.
Gazeta Express ka qëndruar në shtëpinë e shtëpinë e Ridvan Beqirit nga Ferizaj të mërkurën, të cilën e kishte marrë me qira në Prishtinë. Aty, kanë mbetur ende gjurmë të plumbave që u shkrepën gjatë përleshjes së tij me hajnat, nga ku mbeti i vdekur një person.
Katër hajnat, përfshirë këtu edhe Kujtim Krasniqin që ndërroi jetë në vend të ngjarjes, u zunë në pritë nga Ridvani.
Prokuroria po e heton rastin, ndërkaq kanë lënë të lirë 40-vjeçarin ngase vepra po cilësohet si vetëmbrojtje.
Sot në orën 14:00 u bë varrimi i Kujtim Krasniqit.



