Vazhdon asimilimi, Arifi shqiptar i Rekës konvertohet në maqedonas ortodoks

Arif Alili nga fshati Llomnicë i Gostivarit prej dje është konvertuar në maqedonas-krishter dhe e ka marrë emrin Aleksandar Gorski. Ai ka thënë se ka pranuar fenë krishtere-ortodokse për të gjetur “qetësinë shpirtërore”.

Arifi 57 vjeçar ka thënë se të gjithë miqtë e tij janë të krishterë, prandaj edhe ai ndihet i tillë.

Tani ka pranuar që edhe zyrtarisht të deklarohet.

“Jam gabimtar si gjithë të tjerët. Përmes fesë ortodokse dëshiroj të pendohem para zotit. Gjatë tërë jetës më kanë ndihmuar krishterët. Ndihem mirë, si qengj që do ta gjejë kopenë e tij”, thotë ai, transmeton Almakos.

Unë besoj se secili ka të drejtë për t’u penduar në jetë dhe për të kërkuar paqen dhe qetësinë para Perëndisë. Dhe ky akt ishte pjesë e saj…” ka thënë ish-shqiptari Halili, sot Aleksandër. Cka t’i shtohet kësaj, qudira apo marrina shqiptare, apo edhe ndokush ja ka gërrdit edhe kombin edhe fenë ?!…

Në këtë mënyrë, deri sa publikisht propagandohet politikë për kthimin në identitet të shqiptarëve të asimiluar ortodoksë, në realitet po ndodh proces i kundërt-asimilim i mëtejm i shqiptarëve. Kjo tregon se politika për kthimin e shqiptarëve ortodoksë është vetëm propagandë, për të mbuluar diskriminimin real që po u bëhet shqiptarëve nga qeveria VMRO-BDI./Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme