Një fëmijë ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në Suharekë, përkatësisht në fshatin Peqan, transmeton Gazeta Metro.
Policia bën të ditur se vdekja e fëmijës është raportuar nga QKMF në Suharekë.
“Nga QKMF në Suharekë raportohet për vdekjen e viktimës mashkull K/Shqiptar-fëmijë”, thuhet në raportin e Policisë.
Trupi i pajetë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Me urdhër të prokurroit, trupi është dërguar në Instiutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.