Një person i moshës rreth 59 vjeç ka ndërruar jetë derisa priste tek stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:45. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës Florie Ahmeti.
Ajo, konfirmoi se vdekja ka qenë e natyrshme, pas një sulmi në zemër që ka përjetuar viktima.
“Në 12:45 e kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Ekipet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se vdekja ka qenë e natyrshme”, tha Ahmeti për Gazeta Metro.