Vdes njeriu më i moshuar në botë (Foto)

Në indonezian që pretendonte se ishte 146 vjeç dhe njihej si njeriu më i vjetër në botë, ka vdekur në fshatin e tij në ishullin qendror, Java.

Sipas dokumenteve, Sodimejdo, i njohur edhe si Mbah Ghoto (gjyshi Ghoto), ishte lindur në dhjetor të vitit 1870.

Indonezia ka filluar regjistrimin e lindjeve vetëm në vitin 1900-ndërsa para kësaj kohe janë bërë gabime në regjistrimet e lindjeve.

Megjithatë, zyrtarët në Indonezi kanë thënë për BBC se dokumentet e tij janë të vlefshme, bazuar në dokumentet që ai kishte ofruar dhe intervistat që kishte dhënë.

Më 12 prill ai u shtrua në spital për shkak të shëndetit të përkeqësuar. Pas gjashtë ditëve, ai kishte insistuar që të dilte nga spitali për t’u rikthyer në shtëpi.

“Që kur u kthye nga spitali, ai ka ngrënë vetëm qull me lugë dhe ka pirë shumë pak,” ka thënë për BBC nipi i tij Suyanto.

“Kjo zgjati vetëm ca ditë. Nga ai moment deri në vdekjen e tij, ai refuzoi të hante apo pinte,” ka shtuar ai.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme