Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti i së dielës në fshatin Bajqinë të Komunës së Podujevës, shkruan Gazeta Blic.
Kjo është konfirmuar për Gazeta Blic nga familjarët e të ndjerit.
Ata treguan se Çlirim Gashi, ka ndrruar jetë dje, pas lëndimeve të rënda që i kishte marrur nga vetëaksidenti i ditës së dielë.
Varrimi i tij pritet të bëhet nesër në varrezat e fshatit Dobërdol.
FOTO/ Çlirim Gashi
Kurse, nga po i njëjti aksident, kishte mbetur i vdekur edhe i afërmi i Çlirimit, Jahir Gashi.
FOTO/ Jahir Gashi
19-vjeçari, Jahir Gashi, kishte ndërruar jetë në vendngjarje, teksa varrimi i tij ishte bërë të hënën, në varrezat e fshatit Dobërdol.
Ata ishin duke vozitur veturën teksa ndodhi vetëaksidenti tragjik. Të dy këta kishin qenë familjarë njëri me tjetrin. Përveç kësaj ata ishin edhe të së njejtës moshë – rreth të 19-ave.@
FOTO/ Pamje nga aksidenti