Veseli: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu luftuan deri në vetëmohim

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përkujtuar sot dy dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët 27 vjet më parë ranë në Breg të Diellit duke luftuar heroikisht.

Veseli theksoi se emrat e tyre janë skalitur me shkronja të arta në historinë e popullit tonë.

Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:

“27 vite më parë ranë në Breg të Diellit, duke luftuar heroikisht, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dy nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi. Ata të dy luftuan pa kompromis deri në sakrificën e skajshme të vetëmohimit për të çliruar atdheun dhe për të krijuar një Kosovë të lirë dhe demokratike. Emrat e tyre janë skalitur me shkronja të arta në historinë e popullit tonë dhe do të shërbejnë përjetë si një dëshmi e qëndresës dhe sakrificave të mëdha që kemi kaluar për të ardhur në ditët e sotshme”./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme