Veseli: Për herë të parë vendet e BE-së e trajtojnë Kosovën shtet të pavarur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është lajm i mirë që për herë të parë vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përfshirë shtetet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur.

Në një postim në Facebook, kreu i Kuvendit thotë se strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në parim tregon qartë perspektivën evopiane të Kosovës.

“Kemi merituar dhe kam pritur më shumë, por perspektiva jonë europiane është e pandalshme. Kosova do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik, duke përmbushur të gjitha obligimet që ka”, ka shkruar Veseli, ku ka postuar një fotografi nga një takim me shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme