Veseli: Politikanët s’po e dëgjojnë popullin! Harron se partia e tij ishte dhe është në pushtet!

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se gjithë këto javë ka parë hendekun e thellë mes asaj çka duan qytetarët dhe asaj çfarë bëjnë politikanët në debatet e tyre shterpe në ulëset e Kuvendit, në Qeveri, ose në studiot televizive.

Sipas Veselit, ky hendek është krijuar, sepse politikanët kanë pushuar së dëgjuari popullin.

“Partia Demokratike e Kosovës do të jetë partia që dëgjon qytetarët tanë dhe veprimet tona do të vendosen nga nevojat e tyre. Unë e kuptoj se cilat çështje shqetësojnë njerëzit e këtij vendi. Ata duan një lidership që do të krijojë vende pune, që do të rrisë sektorin e bujqësisë, dhe që do të fuqizojë të rinjtë dhe gratë tona për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në zhvillimin e shtetit tonë”, ka thënë Veseli, raporton “Zeri.info”.

“Unë i kam kuptuar mirë shqetësimet e qytetarëve tanë dhe kam vendosur të mos pres. Kam vendosur të veproj!”, shtoi ai.

Veseli ka treguar se do të takohet me ekspertë nga e gjithë Kosova dhe me ekspertë ndërkombëtarë, përkitazi me këto tema në një turne gjithëkombëtar për zgjidhjen e problemeve me interes të vendit dhe të qytetarëve tanë.

Ai ka thënë se do t’i dëgjoj nga afër idetë e qytetarëve dhe idetë e ekspertëve, që të mund të ndërtojmë një plan serioz që i adreson këto shqetësime.

“Politikanët nuk i dinë zgjidhjet për të gjitha problemet tona – ata duhet t’i dëgjojnë ekspertët që punojnë në këto fusha, profesorët që ligjërojnë për këto tema, dhe liderët ndërkombëtarë me përvojë jashtë Kosovës”, ka thënë Veseli.

Vetëm pas dëgjimit të qytetarëve dhe ekspertëve, sipas liderit të PDK-së, ne do të mund të kemi një plan serioz, jo vetëm ndonjë slogan, për ta çuar Kosovën përpara.

Ai i ka ftuar qytetarët që t’i më bashkohen gjatë javëve në vijim, në këtë tur për zgjidhjen e problemeve të vendit, qoftë personalisht ose përmes internetit në faqen e tij www.kadriveseli.com.

“Ndani idetë dhe përvojat tuaja, që së bashku të mund ta hartojmë planin e duhur për një fillim të ri për Kosovën”, ka përfunduar Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme