Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se programi ‘’Fillimi i Ri’’ është ideja më e mirë e mundshme për një të ardhme pozitive në Kosovë.
Në prezantimin e tij të radhës para qytetarëve të Pejës, Veseli premtoi se do të krijojë vende të reja të punës e po ashtu ripërsëriti që përveç rritjes së pagave në sekorin publik, në mandatin e ardhshëm qeverisës do të rris dhe pagat e pensionistëve, njofton Klan Kosova.
Tutje i pari i PDK-së, shtoi se do të krijojë dhe vende të reja të punës pasi ky është problemi më i madh që prek çdo familje në Kosovë. Ai tha se do të mund të krijohen rreth 60 mijë vende të reja pune.
”Ajo çka e prek çdo familje tonë, është mungesa e vendeve të punës. Në mënyrë shqetësuese si pasojë të rinjtë po dalin jashtë shtetit për të kërkuar punë”.
”Ajo çfarë kemi menduar që nga ditët e para, është zhvillimi i ekonomisë”.
”Fillimi i ri është orientimi i zhvillimit ekonomik, fuqizimi i gruas, krijimi vendeve të reja të punës. Do të forcojmë flamurin kombëtar sikurse atë të shtetit të Kosovës të cilin do ta fuqizojmë e valëvisim sikurse bënë Majlinda në mbarë botën, e shumë Majlinda të tjera”.
”Do të fillojmë politikën ekonomike. Paramendoni 60 mijë biznese me nga një vend pune 60 mijë vende pune. Këtë do ta bëjë ”Fillimi i ri”.
”Po shoh shumë zonja. Nuk mund të ecim përpara pa e pasur pjesëmarrjen e gruas. Gruaja do ta bëjë 50% të qeverisjes së ardhshme të Kosovës”.
”Fuqizimi i të rinjve, kapitali më i shenjt që ka Kosova. Ky është zhvillimi, trajnimi i tyre për ata që nuk kanë përfunduar shkollë, do të trajnohen profesionalisht që të përgatiten për tregun e punës”.
”Rinia akademike, të përgatitet për sfidat e konkurrencës. Krahas rritjes pagave në sektorin publik, në mandatin e ardhshëm qeverisës do të ndodhë dhe rritja e pagave të pensionistëve”.
”Personat me aftësi të veçanta dhe të gjitha kategoritë që kanë nevojë për ndihmë, nuk do t’i lëm inferior por do të kemi trajnime për kategorinë e tyre”.