Veseli: Transformimi i FSK-së do të ndodhë në bazë të ligjit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është pritur mjaftë gjatë për tri vite për t’u arritur konsensusi për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese, por ky konsensus nuk është arritur.

“Për ne partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare është i shenjtë, i shenjtë është partneritet me SHBA-në, kurrë nuk kemi me u nda prej tyre edhe në të njëjtën kohë e kemi një zotim të fuqishëm nga SHBA-ja se kanë me qenë prezentë në Kosovë.

Këtë e kam të konfirmuar edhe nga takimi me presidentin Donald Trump”, ka thënë Veseli në një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike në Vushtrri.

Sipas kreut të Kuvendit të Kosovës, edhe partnerët ndërkombëtar do të dëshironin që të arrihej konsensusi për FSK-në që transformimi të bëhej përmes ndryshimeve kushtetuese, po që akoma nuk është arritur.

“Transformimi i FSK-së do të ndodh në bazë të ligjit dhe do t’i merr kompetencat e veta ushtarake dhe do të jetë Forcë e Armatosur e Kosovës qysh e meritojmë si shtet i pavarur e sovran dhe do jetë partnerja më profesionale në regjion për vendet e NATO-s.

Edhe hiq mos u bëni merak se s’ka me u ftof asnjë partneritet dhe të njëjtën kohë të jeni shumë të besueshëm në këtë që po ua them, se shumë shpejt Qeveria do ta sjellë në Kuvend projekt-ligjin dhe do ta votojmë unanimisht transformimin në Focë Ushtarake të Kosovës”, ka theksuar Veseli, shkruan Veriu.info.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme