Viber nuk e njeh Republikën e Kosovës

Aplikacioni “Viber” në të cilin bisedat janë “free” apo ndryshe, bashkëbisedimi mes personave është falas (pa para) ku mjafton të kesh vetëm një lidhje me internet, po paraqet Republikën e Kosovës me fusnotë.

Regjistrimi i hyrjes së Kosovës, i cili është +383, në këtë aplikacion Kosovën po e paraqet me fusnotë që i bie se ky aplikacion nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.Kjo, ka ngjallur edhe reagimet e shumta të qytetarëve të cilët po ankohen lidhur me këtë lëshim.

Ndryshe, aplikacioni “Viber” mbetet aplikacioni më së lehti i përgjueshëm dhe që ofron më së paku siguri.Këtë e ka dëshmuar shumë përgjime të cilat kanë dal në publik qoftë të politikanëve apo qytetarëve.

Sqarim- “Fjala Fusnotë ose në anglisht thuhet footnote është një shenjë që vihet në fund të faqes (informacion plotësues)dhe që ne e hasim shpesh kur lexojmë libra.Në fund të fjalës vihet një yllëz si shenjë. Në kontrata dhe Marrëveshje, fusnotë shërben për të shmangur dy kuptimësinë e termave.

Ajo kufizon fushën e interpretimit dhe efekti i fusnotës është shumë i rëndësishëm pasi ka fuqi reduktuese të çdo interpretimi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme