Vidhet shishja e vodkës ruse, kishte vlerë 1.3 milion dollarë

Një pronar i një lokali danez ka thënë se i është vjedhur një shishe e veçantë e vodkës ruse, e cila kishte vlerë 1.3 milion dollarë.
Policia në Kopenhagë ka konfirmuar se më 3 janar, një hajn ka hyrë në lokalin, Café 33 dhe ka vjedhur nga nga shishet e koleksionit.

Shishja ishte e krijuar nga tre kilogramë ari dhe tre të tjerë argjend.

“Atë shishe e kam siguruar nga fabrika Dartz, e cila krijon veturat dhe vodkat më të shtrenjta. Ajo ka qenë pjesë e koleksionit tim për gjashtë muaj, mirëpo jo më”, ka thënë pronari, Brian Ingberg.

“Natyrisht jam shumë i shqetësuar. Ajo ka qenë kremi mbi tortë në koleksionin tim. Nga 1,200 shishet që posedoj, ajo ka qenë shumë e veçantë për mua”, ka thënë Ingberg.

Shishja ka fituar vëmendje pasi është shfaqur në serinë televizive amerikane “House of Cards”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vidhet-shishja-e-vodkes-ruse-kishte-vlere-1-3-milion-dollare-482414/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme