7gjëra që njerëzit inteligjentë s’i thonë asnjëherë

Ka disa gjëra, që kurrë nuk duhet t’i thoni në punë. Këto fraza kanë një fuqi të veçantë: ato zotërojnë aftësinë e lindur, për t’ju bërë të dukeni keq edhe kur janë të vërteta.

Por ka më keq, nuk mund të ktheheni pas, një herë që i keni thënë.

Shpesh, komentet delikate ato që na bien si të paaftë dhe të pasigurtë bëjnë dëmin më të madh.

Nuk ka rëndësi, se sa shumë talent keni ose objektivat që keni arritur, ka disa shprehje, që menjëherë ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ju shohin dhe mund t’ju bëjnë të dukeni keq, njëherë e përgjithmonë.

“Kështu e kemi bërë gjithmonë”
Ndryshimi që sjell teknologjia po ndodh kaq shpejt sa edhe një praktikë gjashtë mujore mund të jetë e vjetëruar. Duke thënë “Ne gjithmonë e kemi bërë kështu”, jo vetëm të bën të dukesh dembel, dhe rezistent ndaj ndryshimit, por do e bëjë shefin që t’ju pyesë, pse nuk u përpoqët t’i përmirësonit gjërat vetë. Nëse me të vërtetë vazhdoni t’i bëni gjërat ashtu siç i keni bërë gjithmonë, ka patjetër një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë.

“Nuk është faji im”
Nuk është kurrë një ide e mirë që të shkarkosh fajin. Jini përgjegjës. Nëse keni pasur një rol – sado të vogël – në diçka që shkoi keq, pranojeni atë. Përndryshe, jepni një shpjegim të paanshëm dhe objektiv të asaj që ndodhi. Zotërojini faktet, dhe lini shefin dhe kolegët, që të konkludojnë se kush duhet të fajësohet. Momenti, që filloni të tregoni me gisht, është njëkohësisht momenti, kur njerëzit fillojnë të shohin ty si dikush, që nuk merr përgjegjësi për veprimet e veta. Dhe kjo i bën nervozë. Dikush madje do të shmangë punën me ju, ndërsa të tjerët do t’ju sulmojnë që në fillim e do ju fajësojnë, kur diçka shkon keq.

“Nuk mundem”
Është shprehja simotër e “nuk është faji im”. Njerëzve nuk u pëlqen ta dëgjojnë t’u thuhet, sepse mendojnë se kjo do të thotë: “Nuk dua ta bëj”. Kur thoni: “Nuk mundem”, ju tregoni se nuk jeni të gatshëm të bëni atë, që është e nevojshme, për të përfunduar një punë. Nëse vërtet nuk mund të bëni diçka, sepse ju mungon aftësia që ju nevojitet, duhet të ofroni një zgjidhje alternative. Në vend që të thoni se çfarë nuk mund të bëni, tregoni se çfarë mund të bëni. Për shembull, mos thuaj: “Unë nuk mund të qëndroj deri vonë sonte,” por: “Mund të ngrihem herët në mëngjes, a mund ta bëj?” Në vend të: “Nuk mund t’i bëj këto llogaritje,” mund të thuash: “Unë ende nuk e di se si ta bëj këtë lloj analize. A ka dikush një mënyrë që mund të ma tregojë, që ta bëj vetë herën tjetër?”

“Nuk është e drejtë”
Gjithkush e di se jeta është e padrejtë. Duke thënë “nuk është e drejtë” ju lini të kuptohet se besoni, se jeta duhet të jetë e drejtë, e kështu shfaqeni të papjekur dhe naivë. Nëse nuk doni të dilni keq, ju duhet të mbani mend faktet, të jeni bashkëpunues dhe të lini jashtë interpretimin tuaj. Për shembull, mund të thuash, “Vura re se ti e caktove Anën në projektin, që po shpresoja të merrja unë. A ju vjen keq të më thoni, se çfarë ju shtyu drejt kësaj zgjedhje? Do të doja të dija përse mendove se nuk isha e përshtatshme, kështu që mund të punoj për të përmirësuar ato aftësi”.

“Nuk parashikohet në përshkrimin tim të punës”
Kjo frazë, shpesh sarkastike, bën të mendohet se jeni të gatshëm të bëni vetëm minimumin e domosdoshëm për të vazhduar të fitoni një pagë, gjë kjo negative nëse doni sigurinë e punës. Nëse shefi juaj, ju kërkon të bëni diçka që është e papërshtatshme për pozicionin tuaj (gjë, që nuk do të thotë e papërshtatshme në nivelin moral apo etik), lëvizja e duhur është ta kryeni këtë detyrë me entuziazëm. Më vonë, bëni një takim me shefin për të diskutuar rolin tuaj në organizatë dhe mundësinë për të përditësuar përshkrimin e punës. Duke bërë këtë, ju do të shfaqeni të hapur. Përveç kësaj, kjo do t’ju lejojë ju dhe shefin tuaj të zhvilloni një kuptim afatgjatë të detyrave që duhet, dhe nuk duhet të bëni.

“Ndoshta është ide idiote / … po bëj një pyetje budallaqe”
Këto shprehje tepër pasive dëmtojnë menjëherë kredibilitetin tuaj. Edhe nëse këto fjalë ndjekin një ide të madhe, ato bëjnë të duket se nuk jeni të sigurtnë mënyrë për veten, gjë që e bën besimin e bashkëbiseduesit tënd të lëkundet. Mos jini kritiku më i keq i vetes. Nëse ju vetë nuk besoni në atë që thoni, askush tjetër nuk do besojë. Dhe, nëse nuk dini asgjë, thoni ‘Unë nuk e kam këtë informacion tani, por do të përditësohem dhe t’ju njoftoj’.

“Do të provoj”
Ashtu si shprehja: “Unë mendoj”, shprehja: “Unë do të provoj” tingëllon hezituese dhe ju bën të dukeni sikur nuk i besoni aftësisë tuaj për të kryer detyrën e caktuar. Merrni kontrollin e plotë të shanseve tuaja. Nëse ju kërkojnë të bëni diçka, merrni një angazhim ose ofroni një alternativë, por mos thoni se do të përpiqeni, pasi lini të kuptohet që nuk do të jeni seriozë për ta bërë këtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme