Dje në Prizren një person ka raportuar se i është thyer vetura dhe nga aty i janë vjedhur gjëra të vlefshme.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur gjatë natës i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari dhe argjendi”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.