“Maqedonia nuk do të ketë dy gjuhë zyrtare në gjithë territorin. Bankënotat nuk do të jenë në dy gjuhë dhe nuk do të ndryshohen”, theksoi sot përmes një komunikate VMRO-DPMNE.
Sipas partisë së Gruevskit, nuk do të ndryshohet as stema, as flamuri, as emri, por nuk do të ketë as rezolutë për gjenocid, dhe kundër federalizimit apo kantonizimit.
“Nuk do të realizojnë elemente të Deklaratës së Tiranës, për shkak se qytetarët e dënuan dhe nuk kanë votuar për atë”, thuhet në kumtesën e VMRO-së.