“Vrasësi i qiellit”, superavioni që po trondit NATO-n (FOTO/VIDEO)

Që prej ardhjes së Vladimir Putin në pushtet Rusia i është rikthyer vrrullshëm teknologjisë së armatimit dhe garës për të qenë e para në këtë lëm. Ditën e premte “ariu” ka prezantuar edhe armën më të re.

Bëhet fjalë për avionin më të ri, “MIG-35” pasaardhësi i legjendarit MIG-31 dhe MIG-33. Prezantimi i avionit të ri është bërë në një kompleks industrial të korporatës “Mikojan-Gureviç” në Lukhovitsy, që ndodhet në afërsi të Moskës. Ceremonia u ndoq nga atashetë ushtarakë dhe gazetarë nga 30 vende.

Thuhet se “MiG-35” është ndërtuar që të zëvendësojë të gjithë flotën e aviacionit luftarak rus nga avionët e vjetër, por edhe të bëhet një nga modelet kryesore të shitjes për vendet e tjera.

Deri në vitin 2020, Forcat ajrore ruse do të marrin 30 avionët e parë “MiG-35”. Në total, Ministria ruse e Mbrojtjes do të blejë rreth 170 aeroplanë luftarakë të këtij modeli të ri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme