Bledi Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, tre personat që dyshohet se janë autorët e vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço janë lënë në burg këtë të hënë.
Gazeta Shqiptare mëson se gjatë seancës, avokati mbrojtës i Bledi Angjos, Lorik Zeqo është shprehur se Valter Mollaj e ka pranuar fajësinë për marrjen e jetës së Çeços. Mollaj ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen, ka vijuar ai.
Sakaq, Mollaj ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën, dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë, sipas avokatit.
Dinamika e ngjarjes është zbardhur nga deklarata fillestare e Angjos i cili ka treguar për policinë se autor i vrasjes është Valter Mollaj, i cili ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen.
Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën, dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë.
Sipas avokatit, ekzekutori i 26 vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim. Vajza sipas të dhënave ka pasur lidhje me Valter Mollajn, dhe i ka treguar këtij të fundit që kishte komunikim edhe me Martin Çeçon.
Gjatë seancës të tre kanë mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar krimin. Madje, edhe vetë Bledi Angjo i cili bashkëpunoi me policinë, ka heshtur.
Më herët, Nikolla Tollkuçi, i cili është kunati i Bleti Angjos, njërit prej autorëve të dyshuar të mbytjes së Martin Çeços, pas sherrit për xhelozi ndaj një vajze.
“E mohoj kategorikisht që Bleti të ketë vrarë Martinin, ai punonte si çoban për Valter Mollaj. Nuk ka mundësi që ai të ketë shkuar nga Marjani në Kolanec më këmbë, vetëm po ta ketë marrë Valteri me makinë, ai nuk kishte lidhje me vajzën për të cilën flitet që të jetë shkaku i vrasjes. Ai kishte vetëm një telefon celular që ja kam blerë unë, edhe numrin e telefonit e ka në emrin tim”, ka deklaruar ai.



