Vritet një 20-vjeçar në Korçë. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme teksa i riu Johan Zuko u qëllua për vdekje në lagjen nr. 14. Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Zuko ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura.
Autori i dyshuar rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa më herët është përfshirë në ngjarje të lidhura me armëmbajtjen pa leje dhe plagosjen.
Të dhënat e reja e bëjnë edhe më të ndërlikuar hetimin, pasi ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar përplasjen mes dy të rinjve që njiheshin prej vitesh.
Ndërkohë, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe policie, ndërsa po kryhen kontrolle të shtuara në akset rrugore dhe zonat përreth.
Grupi hetimor po sekuestron gjithashtu kamerat e sigurisë në zonën e ngjarjes, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e lëvizjeve të dy të rinjve dhe dokumentimin e plotë të krimit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin dhe dinamikën e plotë të vrasjes.
The post Vritet pjesëtari i Forcave të Armatosura në Korçë, u qëllua me breshëri kallashnikovi nga shoku i tij appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



