Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë në Tiranë, pas takimit me shefen e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, se me të ka pasur një lloj analize të asaj që ka ndodhur në samitin në Berlin dhe ngjarjet e ditëve të mëparshme.
Aleksandar Vucic, në një deklaratë për gazetarë, ka thënë se nuk e ka adet “të vajtojë e të ankohet” për diçka që e bëjnë të tjerët, por, sipas tij, ndodhitë mes Tiranës e Prishtinës janë “të çuditshme”.
“Kur ia lejoni një populli, më të madhit për nga madhësia në Ballkan pas atij serb, të flasë për bashkim, kjo nuk është hapje e kutisë së pandorës por diçka shumë më e rrezikshme”, ka thënë Vucic.
Sipas tij, tregimi për mini-Shengenin ndërmjet Prishtinës e Tiranës nuk është i mundshëm dhe fjala është për një “tregim të çmendur”. “Kjo tregon se tërë kohën thirren në Evropë duke e përdorur si mbulesë, ndërsa në Evropë një rregull nuk ekziston”, ka thënë ai, tranmseton “Danas”.
Sipas tij, shqiptarët nga samiti në Sofje nuk ndjejnë mbështetje të njëjtë nga zyrtarët evropianë çfarë e kanë ndjerë më herët dhe kjo te ta shkakton nervozsë, ndërsa Beogradit i shkakton probleme dhe ka shtyar se për këtë do të flasë me Ilir Metën e Hashim Thaçin, që t’u thotë shkurt se çfarë mendon.
Ai ka thënë se, sikur ai të fliste për bashkimin kombëtar serb, po atë çast do të reagonin shërbimet e jashtme dhe organet e BE-së si dhe minimumi i 10 apo 15 ministra të vendeve anëtare, ndërsa shqiptarët, sipas tij, këtë e përsërisin përditë, si edhe me taksat, që kjo të bëhet normale dhe askush të mos regojë në të. Shqiptarët, sipas tij, këtë e bëjnë “për shkak të gjërave të brendshme dhe me këtë krijojnë një normalitet të tij.
Vucic ka thënë se mediet shqiptare e kanë sulmuar për shkak të deklaratës në RTS se nuk do ta njohë Kosovën, e siç thotë ai – kjo ka qenë dhe ka mbetur politikë e tij, ndërsa “ata (shqiptarët) mund të flasin gjëra të pamundshme dhe kjo bëhet e rëndomtë”.
Ai ka treguar se i ka thënë Matteo Salvinit (ministrit të brendhsëm të djathtë italian) dhe Federoca Mogherinit se askush nuk duhet të mendojë se heqja e taksave do të jetë dhuratë për Serbinë. Vucic ka thënë se shkaku i saj kanë humbur 250-300 milionë, ndërsa ka akuzuar shqiptarët se “kanë krahët e fortë në botën perëndimore shkaku i parave të cilat i ndajnë për lobim”.