Vuçiq: Ka ardhur koha të paguajmë llogaritë e të kaluarës

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me komisionarin europian për Zgjerim Johannes Hahn dhe me këtë rast ka theksuar se “Mont Everesti është para Serbisë”, njofton B92 ,

Ai ka shtuar se “kapitulli 35 ekziston vetëm për Serbinë dhe se ai nuk ka ekzistuar për asnjë vend tjetër”.

Për malin e pengesave që gjenden para Serbisë në negociatat me Bashkimin Europian, Vuçiq ka thënë se ai mal para së gjithash është Kosova, por edhe kufijtë me Bosnjë e Hercegovinën e Kroacinë, transmeton Koha.net.

“A janë pengesa të lehta për ne këto? Jo, si Himalajet janë , porse nuk do të ishim të parët që do të ngjiteshim në Mont Everest“, ka thënë ai.

“Në raport me katër vendet dhe me një territor (territor e quan Kosovën Vuçiq, vërejtje e Koha.net), detyrat më të vështira janë para Serbisë. Ka ardhur koha t’i paguajmë disa llogari të së kaluarës, të marrim vendime dhe të zgjidhim probleme të cilat s’i ka zgjidhur askush me decenia para nesh”, ka theksuar Vuçiq duke theksuar se për këto çështje kaq të mëdha duhet të deklarohen qytetarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme