Ja me çfarë përballet Xhesika Berberi në Amerikë.
Xhesika Berberi, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin në “Kurthin e Piter Pan”. Gjatë intervistës, modelja ka treguar se të qenurit e bukur nuk e ka ndihmuar në biznes.
Ajo ka shtuar se ka marrë shumë paragjykime pasi njerëzit mendojnë se “kur je e bukur nuk je e aftë për biznes”.
“Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë”, është shprehur Xhesika.