Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se më 1 shtator qytetarët do ta ndalin përfundimisht versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi.
Ymeri ka thënë për “Epokën e re” se versioni i këtij demarkacioni nuk do të kalojë.
Ai ka thënë se VV’ja u ka bërë thirrje për bashkëpunim edhe dy subjekteve të tjera opozitare, por nuk kanë parë interesim nga to as për takime, e as për diskutim rreth kundërshtimit për demarkacionim.
“Të njëjtën thirrje për bashkëpunim po e gjej rastin ta bëj prapë, sepse shumë më i rëndësishëm sot është luftimi i demarkacionit dhe asociacionit, sesa kalkulimet se kush do të jetë në Qeveri nesër”, ka thënë Ymeri.