Thaçi: Humbja e 8 mijë hektarëve është gënjeshtër e kulluar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se humbja e mbi 8 mijë hektarëve, si argument i ekspertëve që kundërshtojnë versionin e Qeverisë për demarkacionin, është gënjeshtër e kulluar.

“Thjeshtë, është gënjeshtër e kulluar, një kauzë e paqenë, e rrejshme, e paqëndrueshme për poena të politikës ditore”, ka thënë Thaçi për Zërin e Amerikës.

Presidenti, gjithashtu, ka përsëritur deklaratat se territori i Kosovës nuk do të ndryshojë dhe se Kosova nuk do të humbë asnjë pëllëmbë tokë.

“Territori i Pejës nuk ka ndryshuar. Territori i Kosovës nuk ka ndryshuar. Është thashetheme dhe askush në këtë botë asnjeri i politikës e as qytetar, nuk mund të konfirmojë me dokument që as edhe një metër katrorë apo një pëllëmbë e territorit të Kosovës po humbë”, ka shtuar Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme