Pas tre viteve hetime në atë që u quajt “Operacioni 100 %”, Guardia di Finanza në Rimini ka arrestuar autorët e një trafiku ndërkombëtar të drogës, një bandë kriminale me italianë, shqiptarë dhe rumunë.
Sipas hetimeve, trafikantët e transportonin drogën me motoskaf dhe komunikonin me kode për të mos u zbuluar.
Në total, janë sekuestruar 10 kilogramë kokainë, 90 kilogramë heroinë dhe dy ton marijuanë, ndërsa janë vënë në pranga 16 persona.
Konfiskimi i pasurisë së pjesëtarëve të bandës kriminale të trafikut të drogës, shkon rreth 5 milionë euro.