Zbulohet shkaku pse u bë i kuq lumi Daldykan në Rusi

Pas disa ditësh më në fund prodhuesi më i madh në botë i nikelit pranoi se ngjyrosja me të kuqe e lumit Daldykan, në Rusi, ishte shkaktuar nga derdhja e kimikateve nga një prej impianteve të tij.

Norilsk Nickel deklaroi se shirat e rrëmbyer të 5 shtatorit shkaktuan dëmtim të digës së filtrimit të impiantit metalurgjik Nadezhda, duke çuar në shkarkimin e tij në lumin Daldykan.

Kompania në fillim e mohoi kategorikisht se ishte ajo përgjegjëse pas imazheve të lumit të kuq pranë Norilsk, që u bënë publike javën e shkuar, transmeton TCh njoftimet.

 Megjithatë, në deklaratë thuhet se nuk ekziston rrezik ndaj njerëzve, kafshëve të egra apo mjedisit.

Aktivist i “Greenpeace Russia” Alexei Kiselyov thotë se është shumë herët për të gjykuar ndikimin e këtyre kimikateve që bën lumin të kuq. Kompani është akuzuar gjithmonë për standardet e dobëta të sigurisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme