Zdravko Mustaç: Ibrahim Kelmendi – agjent i UDB-së me emrin “Sialica”

Ibrahim Kelmendi  ka vazhduar polemikën në distancë me Riza Salihun pas akuzave të ndërsjella për përfshirje në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Më poshtë debati i postuar nga Ibrahim Kelmendi

REAGIMET E VONUARA TË RIZA SALIHUT DHE PËRGJIGJET

Me 8 dhjetor pata afishuar një intervistë të Riza Salihut, për të aktualizuar shqetësimin, përse institucionet e Republikës se Kosovës nuk po angazhohen për të zbuluar vrasësit, të cilët me 17 janar 1982 në Gjermani vranë Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën.
Me atë rast pata komentuar atë intervistë, që të kontribuojë për një debat sam ë e konkret e më konstruktiv.
Atë e gjeni në profilin tim:

Tek me 21 dhjetor, 13 ditë pastaj, kur ai debat pothuajse ishte përmbyll, u paraqit Riza Salihu me reagimet e tij. Për ata që janë të interesuar, po i afishoj edhe njëherë këtu, meqë atje u kanë kaluar pa i lexuar.

Riza Salihu:

REAGIM
U hodha një vështrim shkrimeve shpifëse të Ibrahim Kelmendit dhe komenteve të viktimave të shpifjeve dhe dezinformacioneve të tij dhe pasi prita që të shfryejnë të gjithë ata që akoma nuk e kanë marrë vesh se kush është Ibrahim Kelmendi, për shkak të opinionit, e jo për shkak të horrit, bastardit e matrapazit Ibrahim Kelmendit, po e postoj këtu një reagim timin. Këtë po e bëj vetëm që ata që akoma janë të mashtruar nga Ibrahim Kelmendi, të mos kujtojnë se vërtetë ai përpiqet të zbulon diçka, apo se vërtetë aq po i dhimbsen Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët ai vet i ka tradhëtuar. Sepse tërë këto çka po vjellë Ibrahim Kelmendi janë vetëm detyrat e tij për ta çoroditur popullin shqiptar, e kjo çoroditje e popullit shqiptar u nevojitet armiqëve të popullit shqiptar. Megjithatë një gjë duhet ditur: Ibrahim Kelmendi është në punën e tij, sepse ai këtë e ka punë dhe ai për këtë punë paguhet.

Të merresh me Ibrahim Kelmendin është fatkeqësi më vete. Sepse misioni i tij është që, duke u shërbyer me shpifje e gënjeshtra, të linçon ata persona të cilët i nevojitet Sërbisë (më konkretisht: shërbimeve sekrete të Sërbisë) që t’i linçon. Përmes shpifjeve të Ibrahim Kelmendit Sërbia po arrinë t’i bën shqiptarët të merren me njëri tjetrin. Ibrahim Kelmendi tërë jetën e tij nuk ka bërë gjë tjetër pos shpifje për interesa të padronëve të tij dhe ka përhapur lloj lloj gënjeshtra e dezinformacione. Vetëm kundër meje (pos orvatjeve të dështuara për të organizuar atentat) ai edhe po shpifë e po dezinformon që nga viti 1979, pra tash e 37 vjet. Këtu dua të tërheq vëmendjen çdo lexuesi: jo vetëm nga viti 1982 (koha e atentatit në Untergruppenbach), por që nga viti 1979, që kur kishte urdhër nga Beogradi për të më eliminuar fizikisht mua. Dështimet e tij, jo vetëm një herë, por më shumë herë, që të zbatonte urdhërat e shefave të tij rankoviçianë, ku dhe demaskoheshin tentativat e tij dhe shihej qartë se çka tentonte të bënte, nuk i lënë atij tjetër mundësi pos të çoroditë opinionin kosovarë dhe më gjërë duke shpifur dhe duke përhapur lloj lloj gënjeshtra e dezinformime. Këto që po them unë, dokumentohen me fakte të prekshme. Por unë do të pyes, dhe të gjithë ju viktimat e shpifjeve, gënjeshtrave e dezinformacioneve të këtij maskaraji e matrapazi, keni të dejtë t‘a pyetni atë, a mundet ai të dokumenton qoftë edhe vetëm një nga të thënat e tij të shumta kundër meje, qoftë më të voglën. Sepse të gjitha çka ka thënë janë shpifje e gënjeshtra dhe nuk kanë kurrfarë baze, jo vetëm këto që ka thënë në këtë shkrim, por të gjitha, edhe ato që shpifte më parë. Tërë sjelljet e Ibrahim Kelmendit janë sipas devizës së vjetër dhe të njohur të UDB-së: SHPIF SHPIF, SE DIÇKA MBETET. Por tash ai ka shpifur aq shumë, sa është tërësisht në kundërthënie me vetëveten. Këto kundërthënie janë parë qartë kur ai ka tentuar t’a mashtronte drejtësinë gjermane duke shpifur kundër meje, e nuk ia ka dalë dot. Por duket se këtë e kanë vërejtur edhe disa komentues, ku dikush i shkruante se „nuk po i pret sakica në një vend”. Pra, ka vjellur aq shume, sa nuk po dinë më as vet se çka ka ngrënë; ka shpifur aq shumë, sa nuk po dinë më as vet se çka ka thënë.

Në rastin konkret, në shkrimin që ka postuar këtu, ku kanë pasuar edhe shumë komente, Ibrahim Kelmendi, si një agjent i regjur dhe matrapaz me përvojë, për të mashtruar dhe manipuluar njerëzit, ka bërë dy çorientime ose dezorientime në një: Çorientimi i parë është se këtij shkrimi të tij i ka paraprirë një shkrim i postuar nga SHQIPTARI.EU, (shih shkrimin: „Zdravko Mustaç: IBRAHIM KELMENDI – AGJENT I UDB-së ME EMRIN ‚SIALICA’”, postuar më 4 dhjetor), ku publikohej një shkrim i një ish-eprori të UDB-së me origjinë nga Kroacia, Zdravko Mustaç, i cili ka ditur çdo gjë për Ibrahim Kelmendin, por me shpërbërjen e Jugosllavisë Mustaç ka kaluar në anën e Kroacisë, i ka bërë thirrje Ibrahim Kelmendit që të kalon edhe ky të punon për Kroacinë, por Ibrahim Kelmendi nuk ka pranuar dhe ka vazhduar t’i qëndron besnik Sërbisë. Prandaj Zdravko Mustaç ia ka zbuluar të gjitha sklluçkat, duke shënuar edhe gjëra të imëta personale të tij që nuk ia di çdokush. Por edhe Ibrahim Kelmendi, me tërë atë përvojë të maskarallëqeve e matrapazllëqeve që ka, natyrisht se nuk dorëzohet lehtë. Ai gjenë mënyrën që të mos konfrontohet me atë që ia nxjerrë të palarat në ledinë, (sepse e di që Mustaçi ia di të gjitha të zezat), por përpilon një shkrim me shpifje kundër Riza Salihut, (shih shkrimin e tij me titull: „PËRSE ËSHTË ANASHKALUAR DHE ANASHKALOHET RIZA SALIHU – I DYSHUARI PËR VRASJE TË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS!?”, – postuar më 8 dhjetor), dhe të gjithë ata që do t’i kërkonin llogari për ato të palara që ia nxori në lendinë Zdravko Mustaç, i mashtron, i kthen dhe i bën të shfryejnë kundër Riza Salihut. Kjo është shkolla tipike e UDB-së. Sa i përket kësaj shpifjeje bombastike që në titull, se gjoja Riza Salihu është i dyshuar për vrasje të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, po e shoh të nevojshme ta sqaroj për hir të lexuesve, se Riza Salihu as nuk është anashkaluar dhe as nuk anashkalohet, as nuk ka pasë nevojë të anashkalohet, se ndaj Riza Salihut, siç e kanë konfirmuar vet organet kompetente të drejtësisë, nuk ka pasë kurrë kurrfarë dyshimi në lidhje me ngjarjen në Untergruppenbach. Ka pasë vetëm kallëzime nga ana e Ibrahim Kelmendit, të cilat janë dëshmuar të pa baza dhe janë hedhur poshtë, ndërkohë që edhe është marrë vesh dhe dihet pse Ibrahim Kelmendi vazhdimisht po shpifë kundër Riza Salihut. Riza Salihu nuk i është fshehur drejtësisë, nuk ka ikur, por është paraqitur, ndërsa e vërteta është se pos shpifjeve të Ibrahim Kelmendit nuk ka asnjë pistë dyshimi ndaj Riza Salihut. Në fakt, i dyshuari i vërtetë për pjesëmarrje në vrasjet në Untergruppenbach është vet Ibrahim Kelmendi. Unë Pallavrave të Ibrahim Kelmendit do t’u përgjigjem me një sfidë: hajde të shkojmë të dy në Gjermani, t’u paraqitemi organeve kompetente të drejtësisë, e ta shohim se cili jemi vërtetë i dyshuar. Këtë po e them me përgjegjësi. Unë jam Riza Salihu dhe kurdoherë në jetë kur kam thënë diçka, e kam mbajtur fjalën. Edhe tash e mbaj fjalën. Por a guxon Ibrahim Kelmendi të vjen, kur është i dyshuar edhe për pjesëmarrje në rastin Untergruppenbach, e edhe ka të hapura procedura të tjera, qoftë për mashtrime me fonde apo edhe për krime të tjera, siç janë krimet e vrasjes, të shtytjes për vrasje etj.

Çorientimi i dytë ose dezorientimi i dytë që po bën Ibrahim Kelmendi me këtë fushatë të re shpifjesh është postimi i intervistës time që ia kam dhënë në vitin 2012 Televizionit Klan Kosova, ku specifike duket mënyra se si e paraqet ai atë intervistë, duke u shtirur sikur po „komenton” apo po „udhëzon” në diçka çka thuhet aty. Si agjent i regjur dhe matrapaz me përvojë, ai duket se ia ka arritur ta paraqet në atë mënyrë, që një numër i konsiderueshëm i komentuesve as nuk e kanë kuptuar se kjo ishte një intervistë reaguese ndaj intervistës shpifëse që pat dhënë Ibrahim Kelmendi në të njejtin televizion një javë më parë. Këtu është fjala për intervistën time të datës 12 mars 2012 si reagim ndaj intervistës shpifëse të Ibrahim Kelmendit të datës 05 mars 2012. Ky agjent i regjur, duke u shtirur sikur gjoja po „zbulon” apo po „demaskon” diçka, ka numëruar minutat dhe në shkrimin e tij shënon se në cilën minutë çka paska thënë Riza Salihu. Gati sa nuk thërret për djegie si Galileo Galileon! Por ky matrapaz nuk ka pasë fare nevojë të numëron minutat, të paraqet pjesë të shkëputura e të veçuara, në versionin manipulues që i nevojitet atij. Riza Salihu çka do që ka thënë, kurdo që ka thënë, qoftë në intervistën në fjalë, (në cilën do minutë), apo çka thuhet sot, apo çka është thënë para pesë vitesh, para dhjetë vitesh, para njëzetë, apo tridhjetë, apo dyzetë vitesh, Riza Salihu gjithmonë qëndron me përgjegjësi pas fjalëve të veta. Nuk ka nevojë Ibrahim matrapazët ta interpretojnë Riza Salihun. Riza Salihu nuk është Ibrahim Kelmendi, që çka thotë para dite, e demanton vetëveten pas dite, e vështirë ta marrësh vesh se a ka bërë më maskarallëk para dite, apo pas dite. Ndërsa sa u përketë vërejtjeve të disa komentuesve, se pse është përzgjedhur mediumi i Baton Haxhiut, dëshiroj t’ua bëj me dije, se nuk e kam përzgjedhur unë mediumin e Baton Haxhiut, atë e ka përzgjedhur vet brahim Kelmendi, i cili është paraqitur me shpifje kundër meje, unë vetëm kam reaguar në të njejtin medium. Edhe me ligj është e përcaktuar, se kur një medium i jepë dikujt qasje që ta përgojon një person tjetër, e ka obligim t’i jepë qasje edhe personit të përgojuar që të reagon. Pra, unë vetëm këtë të drejtë e kam shfrytëzuar. Kjo sqarohet në fillim të intervistës edhe nga ana e Baton Haxhiut, i cili thotë se Riza Salihu ka reaguar ashpër me një letër. Pra, mënyra e paraqitjes së kësaj interviste nga ana e Ibrahim Kelmendit është e interpretuar nga ana e tij, ku ai do që ajo të kuptohet ashtu si do ai.

SHPIFJET – ARMA MË E PREFERUAR, MË E FUQISHME DHE E PËRHERSHME E IBRAHIM KELMENDIT

Si orvatje e dëshpëruar për dështimet e të kaluarës, që nuk i ka zbatuar dot urdhërat e UDB-së për të cilat është zotuar dhe do t’i zbatonte me pasion, Ibrahim Kelmendi vazhdon avazin e tij të shpifjeve. Ai orvatet ta krijon një opinion se gjoja Riza Salihu paska dorë apo na qenka i dyshuar për atentatin e 17 janarit 1982 në Untergruppenbach. Dhe merrnie me mendë kush po e thotë këtë: krimineli, idioti, spiuni, që tërë jetën i ka shërbyer UDB-së republikane të Sërbisë, i cili i ka duart e përgjakura me gjakun e shumë veprimtarëve patriotë, por për të mos e zgjatur me faktet që nxjerrin të tjerët për të dhe për tu kthyer tek gjërat konkrete, do të them shkurt: krimineli që personalisht kishte dhënë armë për vrasjen (e Riza Salihut), pra, krimineli që kishte përcjellur urdhërat e UDB-së për vrasjen (e Riza Salihut), i cili madje edhe përmes letrave ka shtytur për vrasje, të cilit këto letra përmes të cilave shtytte në krim për vrasje i janë zbuluar, kanë rënë në dorë të vet Riza Salihut, e edhe të policisë (gjermane), pastaj përmes letrave në fjalë është zbuluar edhe arma që kishte dhënë. Dhe pas tërë këtyre tentativave, pas tërë këtyre veprave të ulëta e të shemtuara, ky matrapaz e maskara akoma merrë paturpësinë t’ua shpifë të tjerëve veprat e tij të shemtuara. A ka më matrapazllëk se kaq?! A ka më maskarallëk se kaq?! Shpifësi akuzon për shpifje! Hajni thërret: „kapeni hajnin!” Tamam ashtu siç po shtiret me dekada se gjoja po vepron për çështjen kombëtare shqiptare; e atë veprimtari po e bën duke u shërbyer shërbimeve sekrete të Sërbisë, pra, po shtiret e kundërta e asaj çka ai në të vërtetë është. E kundërta e realitetit janë edhe këto që po vjellë në këto shkrime që ka postuar tani.
Këto që shkrova këtu, kërkujt nuk i kërkoj të më beson mua, por secilit i kërkoj të njihet me realitetin para se i beson cilitdo qoftë. Prandaj them: urdhëroni zotërinjë, aktet janë në Prokurorinë e Shtutgartit. Kërkoni ato dhe njihuni me realitetin. Aty janë faktet se cili në të vërtetë jepte urdhëra për vrasje. Faktet janë të prekshme dhe janë shumë kokëforta, janë të pa demantueshme. Të shpifë për vrasje kundër një personi të cilin ai vet ka tentuar ta vret, por i ka dalë „baruti i lagur”, kjo nuk do koment.

Ibrahim Kelmendi ka tentuar ta mashtron drejtësinë gjermane duke vjellur kundërmueshëm kundër Riza Salihut. Pas shqyrtimit në detaje, ka rezultuar se të gjitha ato që kishte vjellur ky qelbës kundërmues ishin vetëm shpifje të ulëta dhe pa asnjë bazë të një matrapazi të pa cipë. Pastaj ka tentuar ta mashtron drejtësinë Kosovare. Dhe pasi ka dështuar edhe këtu, si orvatje e dëshpëruar për dështimet e pësuara, vazhdon të lehë kundër Riza Salihut, lehje këto që në fakt janë rënkime të tij, rënkime për dështimet, sepse në rastin e Riza Salihut ka dështuar UDB-ja, që më konkretisht mund të thuhet se ka dështuar agjenti UDB-ash Ibrahim Kelmendi, që as nuk mundi ta kryente atentatin, as nuk mundi ta mashtronte drejtësinë gjermane që së paku ta dënonin Riza Salihun. Kur dështon një strukturë që nuk është mësuar të dështon shpeshë, atëherë Dështaku (me D të madhe!) ose përgjegjësi për dështimin mbetet të mbahet mendë. Kjo është ajo që po i shkakton dhimbje Ibrahim Kelmendit dhe nga këto dhimbje po i dalin tërë ato rënkime, sa e kërdisi botën duke kundërmuar me shpifje. Unë i kuptoj këto dhimbje të tij. Por, më vjen keq: fatkeqsisht janë të pashërueshme.

Sa i përket atentatit të 17 janarit 1982 në Untergruppenbach, Ibrahim Kelmendi që i fundit (vetëm pak orë para ngjarjes) ka qenë në atë shtëpi, po shpifë kundër dikujt që kurrë nuk ka qenë në atë shtëpi, e as në afërsi. Vetëm pak orë para se të ndodhte atentati, me urdhër të oficerëve policor KOK Odaischi dhe KHK Günter nga LKA-BW me seli në Shtutgart, ka shkuar në shtëpinë ku banonin Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Pastaj ka dalë dhe sipas urdhërit është paraqitur te Odaischi dhe Günter, të cilëve ua ka dhënë informacionet se kush ndodhej brënda dhe çka po bëhej. Përsëri me urdhër të të njejtëve, që të largohej nga aty dhe atë ditë të mos kthehej më në atë shtëpi, është nisur për në Düsseldorf. Porsa ka arritur në Düsseldorf në mëngjezin e të nesërmes, e ka marrë vesh se ka ndodhur atentat. Në këso rasti edhe gomarit do t’ia kapte mendja se kush ishte pregatitur për të kryer një vepër të tillë. Por Ibrahim Kelmendi jo se nuk e di, por ai nuk guxon të flet, sepse vet ka bashkëpunuar me atentatorët si informues i tyre, ishte Kallauzi i tyre.
Disa ditë para se të ndodhte atentati, policë të LKA-BW-së ishin në veprim dhe po vëzhgonin lëvizjet e shqiptarëve në relacionet Stuttgart–Untergruppenbach dhe Stuttgart–Bernhausen, (ku një grup i shqiptarëve e ka çfaqur një film të Shqipërisë). Disa (shqiptarë) edhe janë kontaktuar nga policët, ndërsa vet Ibrahim Kelmendi është parë se është kontaktuar më shumë herë nga ta. Pastaj ndodhi ngjarja dhe policët e LKA-BW-së u ndodhën në vendin e ngjarjes para policisë së Heilbronnit, edhe pse vendi i ngjarjes mbulohej nga Drejtoria Policore e Heilbronnit, e jo nga policia e Stuttgartit. Dhe që habia të jetë më e madhe, ata policë (të Stuttgartit) menjëherë e kishin me vete edhe manjetofonin e parapregatitur që më parë, me lentën e pregatitur për të inçizuar, që të inçizonin zërin e njërit nga viktimat, i cili në fillim (qëllimisht) nuk do të goditej në organet vitale, që t’i mirrej një intervistë para se të mbytet më vonë. Dhe krejt në fund rezulton se reparti policor i LKA-BW-së që e „kujdestaronte” ngjarjen para se ajo të ndodhte dhe që i mori përsipër hetimet ishte i njejti repart policor i LKA-BW-së që i kishte ndjekur hetimet kundër Riza Salihut më 1980 për shkak të kontrollimit të postës agjentëve të UDB-së (ndër të cilët edhe Ibrahim Kelmendit). Të besohet se të gjitha këto ishin rastësi? Jo jo, unë në rastësi të tilla nuk besoj. Ku duken shumë „koinçidenca”, aty në fakt ka një plan të detajuar mirë. Nuk janë rastësi këto.
Ibrahim Kelmendi në kryerjen e kësaj vepre është përdorur si informator. Jo që e ka bërë me dëshirë, as nuk është paguar për këtë, por ai është shantazhuar dhe është detyruar, sepse është detyruar të paraqitet sa herë që e kërkojnë dhe të bën gjithë çka i urdhërojnë, që të mos ia bënin padinë që kishte dhënë armë dhe shtytte për vrasje. Për këtë shkak ai as tash nuk guxon të tregon të vërtetën, por gjen të lehë kundër Riza Salihut, duke u orvatur ta mjegullon çështjen.
(Shiko edhe vazhdimin 3)
Gefällt mir · Antworten · 21. Dezember um 14:29
Riza Salihu
Riza Salihu · Mit Blerim Muriqi und 69 weiteren Personen befreundet
Vazhdim i reagimit 3

Sa i përket kontrollimit të postës, është pikërisht krimineli Ibrahim Kelmendi ai të cilit duhet t’i kërkohet llogari dhe i cili duhet të dënohet. Sepse përmes kontrollimit të postës nga letrat e tij është zbuluar se ai kishte dhënë armë, ishte duke e pregatitur atentatin, shtytte për vrasje, edhe përmes letrave. Dhe unë dua të pyes këtu: kush është ai idiot, që mund të thotë se jeta e një shqiptari dhe veprimtari të çështjes kombëtare qenka më pak e vlefshme se ndonjë letër e kriminelëve të UDB-së, kur ata po pregatisnin plane kriminele dhe përmes letrave të tyre u zbuloheshin ato plane?! Merrnie të gjithë në dijeni, se përmes letrave të Ibrahim Kelmendit, ku shtytte për vrasje dhe nga të cilat dukej se kishte dhënë armë, është gjetur edhe arma. Këtë e kanë pranuar të dy edhe në proçesverbale, kur janë marrë në pyetje nga policia. Aktet ekzistojnë. Faktet janë të prekshme dhe janë shumë kokëforta. Ato letra për të cilat po ankohet, janë fakte që dëshmojnë të bëmat e shemtuara të tij. Kërkush nuk duhet të hamendet, se cilit t’i beson. Urdhëroni kërkoni aktet në Prokurorinë e Shtutgartit, që ta shihni se si ishte e vërteta. Besej se kërkush nuk do të mbetet pa u habitur, se si po mundet ky maskara, t’ua shpifë të tjerëve të bëmat e tij të shemtuara.

Përkitazi me deklarimin tim, se veprën në Untergruppenbach e kanë kryer oficerët e policisë gjermane KOK Odaischi dhe KHK Günter, askush nuk ka nevojë të shtiret sikur po dëgjon sharje të Zotit, duke luajtur vendit sikur policia gjermane na qenka e shenjtë, që nuk bën këso punësh. Ata që çirren duke u shtirur se po kërkojnë zbardhjen e rastit, por kërkojnë një zbardhje që u pëlqen atyre, e jo si ishte realiteti, në fakt po e ulin veten në nivelin e Ibrahim Kelmendit, e në këtë mënyrë po e pengojnë zbardhjen. Këtu nuk duhet të ketë tabu. Kush krijon tabu, ai është kundër zbardhjes së çështjes. Edhe Ibrahim Kelmendi është kundër zbardhjes së rastit, se zbardhja e rastit do ta çonte atë në burg, si pjesëmarrës në rolin e informuesit. Ai po thërret për „zbardhje”, por duke thirrur për „zbardhje”, po mundohet ta çorienton e ta mjegullon rastin dhe kështu ta pamundëson zbardhjen.

Vlerësimet se atentatin në Untergruppenbach e ka bërë policia gjermane nuk kanë dalë për herë të parë në televizionin e Baton Haxhiut më 2012. Qysh në vitin 1982 Grupi Komunist ZËRI I KOSOVËS ka bërë vlerësimet dhe ka dalë me Komunikatë, përmes të cilës është sqaruar se vrasjen e trefishtë në Untergruppenbach e ka kryer policia gjermane nga Institucioni LKA-BW me seli në Shtutgart, e përgjegjës për këtë janë KOK Odaischi dhe KHK Günter. Ajo Komunikatë është shpërndarë në gjuhët shqipe, gjermane dhe kroate rrespektivisht serbokroate. Janë shpërndarë me mijëra e mijëra kopje të saj. Në atë kohë, paralelisht me përhapjen e asaj Komunikate, unë personalisht, (Riza Salihu), e kam bërë kallëzimin penal me shkrim në Prokurorinë e Shtetit në Shtutgart, kundër KOK Odaischi-t dhe KHK Günter-it. Ai kallëzim penal është regjistruar në institucionin përkatës dhe nga Prokuroria e Shtutgartit edhe është dhënë përgjigje me shkrim, ku dyshimi nuk është hudhur poshtë. Shkrimi me të cilin është përgjegjur Prokuroria e Shtutgartit ekziston. Përgjigja ka ardhur në adresën time. Unë në atë kohë banoja në Gjermani dhe kam pasë vendbanimin të lajmëruar zyrtarisht, ashtu siç parashihej me ligjet gjermane. Lënda është e regjistruar në Prokurorinë e Shtutgartit. Atë mund ta vërteton kushdo që i kërkon aktet.

Palaçove të Ibrahim Kelmendit, që lakmojnë shkathtësitë shpifëse dhe matrapaze të tij dhe në shpifjet e tij kërcejnë si gjelat, duan të gjykojnë diçka që as nuk e njohin lëndën, e as nuk dijnë të gjykojnë, do t’u përgjigjem me një pyetje, konkretisht me pyetjen: ku ishit atëherë, zotërinjë?!(!) Ani që nuk keni bërë kurrë kurgjë për Atdheun, por ku ishit së paku kur gjatë viteve 1982 e 1983 janë shpërndarë me mijëra e mijëra kopje të Komunikatës, me të cilën njoftohej në detaje se atentatin në Untergruppenbach e ka bërë policia gjermane nga institucioni i LKA-BW-së?! Mos thuani si qyqarë: „mua nuk më ka ra në dorë”. Sepse ajo Komunikatë është shpërndarë në aq shumë mijëra kopje, (nuk e di as vet sa mijë kopje janë shpërndarë, sepse kanë shumëzuar edhe të tjerët), sa ajo ka mundur të ngelë pa i rënë në dorë vetëm atij që nuk ka dashtë ta merrë. Sepse atëherë ka pasë njerëz që edhe ndonjë trakt që kishte të bënte me çështjen kombëtare, nuk e mirrnin, sepse nuk guxonin, sepse ishte e rrezikshme. Të njejtit tash kur e dijnë se nuk shkohet në burg për këtë, ngrihen si gjelat me folklorizmin e patriotizmit falls. Vetëm dua të ju vë në dijeni, se e di, që kur kishte nevojë Atdheu, ju ishit të „padukshëm”, nuk gjendeshit dot kërkund.

SHPIFËSI QË SHPIFË PËR SHPIFJE (T’I THEM SA S’MË KA THËNË)

Kur e shikoni intervistën time në Televizionin Klan Kosova, e shihni edhe një pyetje që ma bën Baton Haxhiu, i cili ishte i dezinformuar nga matrapazi Ibrahim Kelmendi, ku thuhej se gjoja Riza Salihu shkonte gjithandej dhe shpifte. Këtë Ibrahim Kelmend e ka hedhur sipas devizës së njohur: „t’i them sa s’më ka thënë”. Në të vërtetë Riza Salihu as nuk e ka fare natyrën që merret me shpifje, e as nuk ka pasë kohë të merrej me shpifje, se në atë kohë Riza Salihu udhëhiqte organizatë dhe ka pasë shumë punë për të bërë. Ai që merrej me shpifje edhe atëherë, siç po bën edhe tash, e që tërë jetën ka bërë kështu, është ky që edhe tash po e shihni të gjithë pasqyrën e tij se çka po bën në facebok, me shkrime të gjata, e tërësisht të gënjeshtërta, siç po bën edhe me publikimet e tij shkarravina analfabeteske, fillim e mbarim gënjeshtra, pra, Ibrahim Kelmendi. Por, të merresh me shpifjet e Ibrahim Kelmendit është çuarje e kohës dëm. Megjithatë shpifjet e shumta të detyrojnë të reagosh së paku në ndonjë çështje më të ndjeshme.

Ja në mbarim edhe një shembull fare konkret nga shpifjet e tij të fundit: në kuadër të komenteve nën shkrimin e tij shpifës të 8 dhjetorit, në pyetjen e një komentuesi, se pse nuk e ka bërë publik edhe emrin e „atentatorit të dytë”, Ibrahim Kelmendi i përgjigjet (citoj): „…vetëm për sukses të hetuesisë, meqë gjermanët më kanë sygjeruar që të përmbahem pa e publikuar të dyshuarin e dytë. Ndonjë arsye tjetër nuk kam”.

Kjo rrenë ta përkujton atë fjalën e njohur: „eh, po qesaj nuk i gjëmohet!” Sepse po orvatet ta krijon një bindje të rrejshme se gjoja ai po bashkëpunon me hetuesinë gjermane, e se gjoja institucionet gjermane po i sugjerojnë atij. Gënjeshtër shumë e lirë! Po mirë, kjo është e lehtë për ta zgjidhur. Pasi ai po hedhë gënjeshtra kaq banale, e nuk ka nevojë të brengoset se e humbë fytyrën, sepse nuk ka fytyrë për të humbur, atëherë unë, megjithëse e ceka një herë lart që të shkojmë të dy në Gjermani dhe ta shohim se cili qenkemi i dyshuari, do ta thërras edhe një herë: hajde pra të shkojmë të dy në Gjermani, e ta shohim se cili vërtetë jemi i dyshuar, si dhe ta shohim se si i sygjerokan atij gjermanët. Por e vërteta është se ai nuk guxon të shkonë më në Gjermani. E pot ë shkon, pa dyshim burgoset. Ka kaluar ajo kohë kur KOK Odaischi dhe KHK Günter nuk ia kanë bërë padinë, sepse u nevojitej për informant. Tash Odaischi dhe Günter janë në pension, e të tjerët nuk e rrespektojnë marrëveshjen që kishin bërë ata dy me Ibrahim Kelmendin.

Shpifjeve të Ibrahim Kelmendit nuk mundet kurrë kërkush t’u referohet në tërësi, sepse ai ka shpifur shumë. Por për ndonjë temë të caktuar eventualisht do të reagoj edhe me ndonjë reagim tjetër.

***
Ibrahim Kelmendi:

Riza Salihu!

Të falënderoj që reagove, pavarësisht se u vonove 13 ditë. Ndoshta nuk ke gjet shpejt bashkë-autor (sepse pjesa më e madhe e letrës rezulton të jetë e shkruar nga dikush tjetër, që e merr në mbrojtje RS, të prezantuar në vetën e 3-të, njëjës)?

Unë kësaj radhe do të merrem me disa dezinformata e trille më pikante e konkrete, që përmban ky reagim (të cilin sapo afishove në profilin tim në fcb, më 8 dhjetor).

[1] Edhe Ti, RS, shpërdoron falsifikimin, sikur Zdeavko Mustaq ka dhënë intervistë për mua. Ai është gjallë dhe tani është duke vuajtur dënimin në burg gjerman. Besoj, ndonjë gazetari të shkathët, drejtoria e burgut ku gjendet Mustaqi, do ti jep leje për ta intervistuar.
Unë pata një përvojë interesante me Z. Mustaqi. Kur Vojvoda Menduh Thaçi pagoi xhonglerit Bozhidar Spasiq, përmes ish-shefit të UDB-së Hisen Musliu (Tetovë), shpërndanë “dosje” kundër Ali Ahmetit, unë gjeta një lidhje përmes miqve kroatë, që t’ia dërgoj Z. Mustaq një kopje të asaj “dosje”, që të shfaqte qëndrimin e tij. Ai u përgjigj me shkrim, se ajo “dosje” ishte falsifikim ordiner dhe shfaqte gatishmëri të paraqitej si dëshmitar, nëse gjykata në Shkup do ta ftonte, meqë UDBashi Hisen Musliu ishte burgos në flagrancë. [Detajet e demantimit profesional të Z. Mustaqi ruhen. Por përshtypje më pat bërë gjetja e tij profesionale, se ajo “dosje” ishte sajuar me germa të wordit, që Microsofti ende nuk ishte lëshuar në përdorim…]
Edhe kësaj radhe, me këtë pseudointervistë të shpifur, është përdor e njëjta taktikë, si në rastin e falsifikimit ordinerë të “dosjeve”. Këtë e ka bërë Emin Fazliu (alias Emil Kastroti), i cili ka qenë i informuar se Zdravko Mustaq ka qenë shef i SDB (UDB) federative në fillim të viteve të 80-ta. Edhe gjuha edhe stili i falsifikimit përmbajnë nivelin primitiv të gjysmë-analfabetit Emin Fazliu.
Megjithatë, ti e paske shfrytëzuar si “argument” diskreditues, sepse nuk ke ku të gjesh prova.

[2] Ti paske reaguar: “Sa i përket kësaj shpifjeje bombastike që në titull, se gjoja Riza Salihu është i dyshuar për vrasje të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, po e shoh të nevojshme ta sqaroj për hir të lexuesve, se Riza Salihu as nuk është anashkaluar dhe as nuk anashkalohet, as nuk ka pasë nevojë të anashkalohet, se ndaj Riza Salihut, siç e kanë konfirmuar vet organet kompetente të drejtësisë, nuk ka pasë kurrë kurrfarë dyshimi në lidhje me ngjarjen në Untergruppenbach.”
Autori i letrës paska përtuar të rishoh intervistën tende, RS, ku ti vet thua se të kanë arrestuar në vitin 1990 dhe të kanë mbajt 15 muaj në burg hetues në Shtutgart. Me atë rast tu ka bërë proces gjyqësor. Ty të behej proces si i dyshuar, ndërsa unë isha i thirrur nga ajo Gjykatë, jo si denoncues, siç shpif Ti, por si dëshmitar, për të dëshmuar për veprimtarinë Tënde.
[Përcjelle veten, RS, në minutën 32’:43” ke fol për burgosjen tënde të parë nga policia gjermane në Shtuttgart, në gusht 1980 dhe të kanë mbajt në burg deri në shkurt 1981. Ndërsa në minutën 35’05’’ ë intervistës ke thënë: “Më 12 janar 1990 policia gjermane me ka arrestuar në bazë të një deklarate të rrejshme që e ka dhënë Ibrahim Kelmendi… Kam qenë 15 muaj në burg hetues…
Realisht vrasës është policia gjermane, me ndihmën e policisë gjermane me ndihmë të Ibrahim Kelmendit…“ (parafrazim i lirë)]

Unë asnjëherë nuk jam dyshuar dhe denoncuar. Shkruesit të letrës nuk ia pre mendja, se nuk mund të shpifte njëkohësisht, që unë isha edhe informator i policisë gjermane, edhe i dyshuar për vrasje, sepse policia gjermane nuk është kaq diletante, sa ti dyshojë informatorët e saj.
Kur të vazhdosh me reagime të tjera, evito kundërthëniet logjike që të paskëshin shpëtuar edhe kësaj radhe.

[3] Ti paske shkruar: “Unë Pallavrave të Ibrahim Kelmendit do t’u përgjigjem me një sfidë: hajde të shkojmë të dy në Gjermani, t’u paraqitemi organeve kompetente të drejtësisë, e ta shohim se cili jemi vërtetë i dyshuar. (…) Por a guxon Ibrahim Kelmendi të vjen, kur është i dyshuar edhe për pjesëmarrje në rastin Untergruppenbach, e edhe ka të hapura procedura të tjera, qoftë për mashtrime me fonde apo edhe për krime të tjera, siç janë krimet e vrasjes, të shtytjes për vrasje etj.”
Sa primitiv rezulton. Unë për momentin në Gjermani gjendem dhe do të kthehem në Kosovë. Edhe kur hetimi ka kaluar nga LKA-BW në BKA-BRD (enti republikan dhe enti federativ gjerman i kriminalistikës), prapë më kanë ftuar në cilësi të dëshmitarit dhe kam riparaqit rrëfimin tim. Nuk e di Ty nëse të lejojnë me hy më në Gjermani, meqë duhet të kenë dëbuar.
Në mbarim të Luftës (qershor 1999) kisha një hetim nga BKA, lidhur me Fondin, por në kontekst tjetër farë, nga ai që spekulon ti. Është mbyll hetimi pa ngrit asnjë padi në ndonjë gjykatë. Ndonjë padi e proces në Gjermani nuk kam pas asnjëherë.

[4] Përpiluesi i reagimit paska shkruar: “…ishte i njejti repart policor i LKA-BW-së që i kishte ndjekur hetimet kundër Riza Salihut më 1980 për shkak të kontrollimit të postës agjentëve të UDB-së (ndër të cilët edhe Ibrahim Kelmendit).”
Pra, Ti edhe pas 34 viteve, vazhdon të këmbëngulësh se ata që ua ke kontrolluar postën, na qenkëshin agjent të UDB-së! Dhe dy nga ata ishin Bardhosh e Jusuf Gërvalla.
Ti e di që nuk ishim agjentë, por vazhdon të simulosh budallain, sepse ishte praktik e UDB-së, që kur tu zbulohen agjentët vrasës, ata duhej të simulonin psikopatin, që vepra të diskualifikohet e bërë nga psikopati dhe jo nga agjenti…

[5] Përpiluesi i reagimit ka shkruar: “Qysh në vitin 1982 Grupi Komunist ZËRI I KOSOVËS ka bërë vlerësimet dhe ka dalë me Komunikatë, përmes të cilës është sqaruar se vrasjen e trefishtë në Untergruppenbach e ka kryer policia gjermane nga Institucioni LKA-BW me seli në Shtutgart, e përgjegjës për këtë janë KOK Odaischi dhe KHK Günter. Ajo Komunikatë është shpërndarë në gjuhët shqipe, gjermane dhe kroate rrespektivisht serbokroate. Janë shpërndarë me mijëra e mijëra kopje të saj. Në atë kohë, paralelisht me përhapjen e asaj Komunikate, unë personalisht, (Riza Salihu), e kam bërë kallëzimin penal me shkrim në Prokurorinë e Shtetit në Shtutgart, kundër KOK Odaischi-t dhe KHK Günter-it. Ai kallëzim penal është regjistruar në institucionin përkatës dhe nga Prokuroria e Shtutgartit edhe është dhënë përgjigje me shkrim, ku dyshimi nuk është hudhur poshtë. Shkrimi me të cilin është përgjegjur Prokuroria e Shtutgartit ekziston.”
Kjo është gënjeshtër ordinere. Ti në fakt, vazhdimisht, edhe para kësaj kohe, traktet që i shkruante dikush (dekonspiro tashmë autorin, se ti ishe gjysmë-analfabet), i shumëzoje në dhjetëra kopje, për tu zhvat DM viktimave tua, sikur po i shumëzoje në mijëra kopje, për t’ua marrë viktimave mijëra DM. Një trakt i tillë nuk është shpërndarë fare. Urdhëro, publiko faksimilen, meqë nga mijëra, duhet të kesh ruajtur ti ose bashkëpunëtorët e viktima, qoftë një ekzemplarë të vetëm. Kush të beson se institucionet gjermane do të toleronin këso akuzash kaq shpifëse e flagrante!?
Nuk të besoj se ke bërë padi, siç shpif tani, për të mashtruar ndonjë injorantë, dhe nuk duhet të kesh marrë përgjigje nga Prokuroria e Shtuttgartit! [E ke rastin të kundërshtosh me argumentim, duke na ofruar faksimilen e padisë tënde, dhe përgjigjes nga prokuroria gjermane.]

[6] Përpiluesi i këtij reagimi në pjesën përmbyllëse ka shkruar: “Pasi ai po hedhë gënjeshtra kaq banale (…) atëherë unë, megjithëse e ceka një herë lart që të shkojmë të dy në Gjermani dhe ta shohim se cili qenkemi i dyshuari, do ta thërras edhe një herë: hajde pra të shkojmë të dy në Gjermani, e ta shohim se cili vërtetë jemi i dyshuar, si dhe ta shohim se si i sygjerokan atij gjermanët. Por e vërteta është se ai nuk guxon të shkonë më në Gjermani. E pot ë shkon, pa dyshim burgoset. (…) Tash Odaischi dhe Günter janë në pension, e të tjerët nuk e rrespektojnë marrëveshjen që kishin bërë ata dy me Ibrahim Kelmendin.”
U përgjigja më lartë, në Gjermani jam për momentin, dhe asnjëherë nuk kam qenë i dëbuar dhe i penguar për të qëndruar në Gjermani, qysh nga vera e vitit 1976. Asnjëherë nuk kam qenë i denoncuar e i gjykuar nga ndonjë institucion gjerman! Në këto vite të fundit dy herë kam qenë i ftuar nga LKA-BW dhe nga BKA, që të ofroj ndonjë informacion të ri.
Mos simulo budallain, institucionet gjermane nuk i ndërlidhin marrëveshjet me individ që i kanë nënshkruar ato!

Uroj të reflektosh, sepse edhe Ti do të kesh tifozë, si të gjithë UDBashët tjerë, që do të madhërojnë për veprimtarinë tënde…

***
Ibrahim Kelmendi :
Rikujtim i denoncimit që i kam bërë RS në Prishtinë:
.
***
Riza Salihu:

Mos e pvet, se tregon vet, – thoshte një fjalë e vjetër popullore. Dhe Ibrahim Kelmendi e konfirmon vet se çfarë shpifësi është. Edhe sikur të pyetesha, se si dëshiroj të ma konfirmon se ai po shpifë, nuk do të dija të kërkoja që ai të thirret në vetëveten. Ky mjeran kokëshkretë, shpifë e shpifë pa kontroll, dhe duke mos patur asnjë bazë për ato që vjellë, kur i përsëritë shpifjet, thirret në vetëveten: “atëherë kam thënë kështu” e “atëherë kam thënë ashtu”, që i bie sikur të thotë: shikoni sa mirë kam gënjyer edhe atëherë! Nuk e besoj që ka aso budallai diku në botë, që thirrjet në vetëveten të shpifësve e matrapazëve do t’i pranonin për fakte apo argumente.

Edhe këto që ka shpifur në Prolurorinë e Kosovës, njësoj si shpifjet që përhapte më parë në Gjermani, janë vetëm pohime mjerane, e për to nuk ka kurrfarë baze, kurrfarë fakti as kurrfarë argumenti. Përkundër mungesës totale të fakte për shpifjet dhe pallavrat e tij, ato që kam përmendur unë, aktet që ndodhen në Prokurorinë e Shtutgartit, janë fakte të prekshme dhe shumë kokëforta, që nuk mund të hudhen poshtë, ato janë e zezë mbi të bardhen, e ato ndodhen aty, në gjendjen e tyre fizike. Një njeri i ndërgjegjshëm dhe i arsyeshëm nuk do të shkonte aq larg, sa të tenton të mohon diçka që edhe vet e di se ato ndodhen aty dhe mund ta verifikon kushdo që i kërkon aktet. Por Ibrahim Kelmendin mbase e ka zënë gjaku i krimeve të shumta që ka bërë, prandaj nuk është në gjendje ta kontrollon veten se çka po vjellë.
(Vijon)

***
Blerim Muriqi:

Sikur të ofroheshin për Debat dhe tjerët që kisha apostrofuar më lartë, ashtu sikur u ofrua Riza Salihu, do i bënin nder Debatit dhe do relaksohej klima që të mundtë shihej dritë në fund të tunelit se njerëzit janë të gatshëm ti vëhen në dispozicion Drejtësisë dhe hetimit me ato që dinë e që kanë mundësi të kontribojnë. Pa marrë parasysh se Riza dhe Ibrahimi janë në kundërthënje me njëri tjetrin ata duket se janë në gjendje të ndihmojnë Drejtësinë dhe hetimin. Debatues të këtij statusi qofshi aktiv a pasiv, ju lutem bëjini thirjje cilit do që mundeni të përfshihen në këtë debat, atyre që kanë të bëjnë me kohen dhe janë përfolur apo janë familjarë. Distanca kohore me ngjarjen dhe liria e Kosovës sot e kërkon që të pakten në këtë 35 vjetor që po afron vrasja e tyre të bëhet e mundur hapja e hetimeve këtu në Kosovën tonë të lirë për të cilën ata u goditen.Ibrahim dhe Riza ju mos u lodhni dhe mos u dekurajoni në përballjen tuaj. Mirë do ishte sikur të përfshiheshin aktorët e kohës.

***
Ibrahim Kelmendi :

Riza Salihu!

Për ta lehtësuar punën dhe për konkretizim të debatit, po ti drejtoj disa pyetje, me shpresë se do të kesh vullnet që tu përgjigjesh:

[1] Kur je emigruar në Gjermani?

[2] Çfarë ke bërë në Kosovë para emigrimit?

[3] Je emigruar nga Kosova ose nga ndonjë vend tjetër?

[4] Ku je punësuar për herë të parë në Gjermani?

[5] Në cilat firma dhe sa kohë ke punuar?

[6] Kur të ndodhi konfrontimi me “ustash” kroat?

[7] Përse të plagosi një kroat me thikë?

[8] Ishe bashkë me Sakë Gërvallën kur të ndodhi plagosja?

[9] Përse të vizitonte konsulli jugo-sllav në spital?

[10] Kur jemi njohur për herë të parë dhe çka kemi biseduar?

[11] Kur u njohe me serben me të cilën keni lindur djalin?

[12] Ku punonte dhe çka punonte ajo?

[13] Përse e mbaje sekret atë bashkëjetesë (martesë)?

[14] Përse u alarmove kur aksidentalisht zbulova se ti po bashkëjetoje me atë serbe, duke qenë mysafirë të ju Hyseni, Maksuti dhe unë?

[15] Kur e ke themeluar Grupin Komunist “Zëri i Kosovës”?

[16] Kush ishin bashkëthemeluesit?

[17] Kush ti shkruante traktet dhe materialet tjera të Grupit, meqë ti nuk kishe arsimim për tekste të trakteve?

[18] Kur dhe si u informove për arratisje të Jusufit?

[19] Përse atëherë dhe tani mendon se Jusufi ishte UDBash?

[20] Kur e urdhërove Hysen Gegën “në emër” të grupit për ta vra Jusufin?

[21] Kur u ballafaquam në banesë të Hysen gegës, për ballafaqimin e Jusufit me ty?

[22] Kush merrte pjesë në atë ballafaqim?
[23] Çka u vendos?

[24] Përse vendose të kontrollosh postën e “udbashëve” Jusuf Gërvalla, Ibrahim Kelmendi dhe të tjerëve?

[25] Cilët ishin të tjerët që ua kontrollove postën?

[26] Kur të arrestoi policia në Shtuttgart për vjedhje të postimeve?

[27] Sa të mbajtën në paraburgim?

[28] U mbajt proces gjyqësor dhe sa u dënove?

[29] Kur u mbajt mbledhja e Grupit Komunist për të zhbërje?

[30] Ti thua se Grupi vazhdojë të ekzistonte. Kush ishin anëtarët që mund të dëshmojnë, se Grupi ka vazhduar të ekzistojë edhe pas dhjetorit 1980?

[31] Kush të ka informuar që mua me ka takuar oficerët e LKA-BW gjatë natës se 16 janarit 1982?

[32] Ku më kanë takuar?

[33] Të kush ishe në Duisburg netët pas vrasjes se Jusufit, Kadriut e Bardhoshit?

[34] Përse Institucioni kompetent gjerman luste qytetarët përmes televizioni që të informonin policinë nëse do të shihnin diku?

[35] Kur, ku, si ju dorëzove policisë, që të kërkonte si të dyshuar për vrasje?

[36] Në janar 1990 policia të arrestoi sërish. Të mbajtët në paraburgim 15 muaj, siç e thua edhe në intervistë. A mund të ofrosh faksimilen e aktakuzës, nga e cila do të rezulton se unë nuk kam bërë padi?

[37] Përse nuk erdhe në seancë gjyqësore ditën kur duhej të dëshmoja unë?

[38] Mund të ofrosh faksimilen e aktgjykimit?

[39] Pasi të kanë liruar ku ke jetuar dhe si je financuar?

[40] Përse edhe tani i akuzon Bardhoshin e Jusufin për UDBashë?

Kaq kësaj radhe.

***
Riza Salihu:

Fjala e vjetër popullore thoshte: budallait me i thënë: “t’bëftë mirë”, e përbinë edhe sahânin. Pikërisht këtë thënie ta kujton shkrimi i fundit i Ibrahim Kelmendit, që delë si reakcion ndaj reagimit tim. Por tash budallallëqet e maskarenjëve e matrapazëve të gërshetuara me etjen për krime e gjak të spiunëve e kriminelëve të pandëshkuar si puna e Ibrahim Kelmendit ka bërë që të tillët e kanë humbur toruan tërësisht dhe nuk janë në gjendje ta kontrollojnë veten, sa duan të përbijnë edhe vet përbindshin.

Unë kam reaguar për hir të komentuesve që janë angazhuar në atë shkrim, sepse duket që shumica e komentuesve janë të mashtruar nga shpifjet, gënjeshtrat e dezinformacionet e Ibrahim Kelmendit, ndërsa ky spiun i pa cip paska kujtuar se unë tash do të vrapoj të “pshtillem” nëpër gënjeshtrat e tij dhe do të nxitoj si Hashim Thaçi e Edita Tahiri në Bruksel, që të bëj me këtë matrapaz pazar mbi gjërat që nuk janë për pazar. Dhe shikoni çfarë reagimesh ka bërë:

Në njërin reagim ka postuar kallëzimin e tij penal që e ka bërë në Prokurorinë e Kosovës kundër meje në vitin 2012, këtë pasi ai kallëzim shumë kohë më parë është hudhur poshtë si i pa bazë. Një njeri i përgjegjshëm dhe i arsyeshëm së paku pas dështimit që të mashtron edhe drejtësinë gjermane, edhe drejtësinë kosovare, do t’i pushonte vjelljet dhe barkqitjet e tij kundërmuese. Por Ibrahim Kelmendi nuk i pushon dot, sepse ai shpifjet, gënjeshtat e dezinformacionet i ka koritë të gjellës, ai për këto paguhet.

Komenti i tij tjetër absurd e shkuar absurdit. Ai me nxitim i postoi hiç më pak se 40 (dyzetë) pyetje, të cilat duket qartë se i kishte të pregatitura që më parë, e që janë vetëm kopje e pyetjeve të UDB-së. Kjo duket ashiqare. Kushdo që ka patur rastin të jetë përndjekur nga organet e sigurimit të shtetit këto 35 apo 36 vitet e fundit, është ballafaquar me këto pyetje. Në komentin e mbrëmshit si shembull kam përmendur fjalën e vjetër: “mos e p’vet, se tregon vet”. Dhe Ibrahim Kelmendi tash kur po shërbehet me direktivat dhe sugjestionet e UDB-së, shumë qartë po tregon vet, se për kë po punon.
Kaq për sot. Lexuesit dhe komentuesit duhet të kenë kohë dhe hapësirë të mendojnë me kokën e vet.

Gënjeshtra më e re e Ibrahim Kelmendit. Kush është mësuar të gënjen, nuk rri dot pa gënjyer. Ibrahim Kelmendi do të ndjehej i uritur nëse nuk do të gënjente çdo ditë.

Duke dashtë të demanton me rrena (se rrena është arma e tij më e preferuar), sfidën që i kam bërë në reagimin tim lart, që të shkojmë të dy në Gjermani dhe ta shohim cili jemi i dyshuar, Ibrahim Kelmendi në shkrimin e tij reagues ka shënuar se ai për momentin në Gjermani ndodhet, e se do të kthehet në Kosovë.

Kjo ishte një rrenë e lirë e Ibrahim Kelmendit, i cili tërë jetën po merret me përhapjen e rrenave. Unë sot e kam verifikuar dhe e kam të konfirmuar, se Ibrahim Kelmendi nuk ndodhet në Gjermani. Pra, sfida ime që të shkojmë të dy në Gjermani mbetet edhe më tej aktuale.

Ibrahim Kelmendi ka gënjyer shumë, prandaj është e vështirë që të gjitha të sqarohen përmes facebook-ut. Për shembull, ai gënjen për një “Urdhërarrest” që gjoja qenka lëshuar më 21 janar 1982. Kjo absolutisht nuk është e vërtetë. Asnjëherë nuk është lëshuar urdhërarrest për ngjarjen e 17 janarit 1982. Kuptoni o njerëz, se institucionet gjermane të drejtësisë nuk punojnë si Pleqtë e Kanunit të Lekë Dukagjinit, pa akte. Atje çdo gjë shkruhet dhe ka akte, të cilat njëherit janë fakte. Po të më jepet qasje në mediume, unë di ta sqaroj rastin deri në hollësi. Por, për shkak se në Kosovë nuk po funksionon drejtësia, e më shumë për shkak të ndikimit të fuqishëm dhe gjithnjë e më të fuqishëm të Sërbisë në Kosovë, mua mediat nuk po më japin qasje, ndërsa vetëm matrapazët që edhe atëherë ishin e edhe tash janë në shërbim të Sërbisë, si puna e Ibrahim Kelmendit, shpifin kundër meje, për ta çoroditur opinionin.

Në reagimin tim të fundit që është i postuar lart kam shënuar që unë më 1982 kam bërë kallëzim penal kundër KOK Odaischi-t dhe KHK Günter-it. Dokumenti më i sigurtë dhe më i pa demantueshëm për këtë është përgjigja me shkrim që ka ardhur nga Prokuroria. Këtu do ta plotësoj, se shkresa e përgjigjes nga Prokuroria është e nënshkruar nga një Prokurore e lartë me mbiemrin Ehrmann (Oberstaatsanwältin Ehrmann). Aktet i kam edhe unë, por tash nuk i kam pranë vetit. Por institucionet gjermane nuk i humbin dokumentet. Të gjitha i ka edhe Prokuroria. Prandaj, kush dëshiron të bindet për të vërtetën, më mirë është t’i kërkon aktet direkt në Prokurori. Atje janë edhe letrat e kriminelit UDB-ash Ibrahim Kelmendit, nga të cilat duket qartë se kush në të vërtetë kishte dhënë armë dhe kush shtytte për vrasje. Më të sigurtë do ta keni bindjen mbi të vërtetën nëse i kërkoni aktet nga institucioni.
Kaq kësaj radhe. Besoj se do të demaskoj edhe ndonjë gënjeshtër tjetër të Ibrahim Kelmendit. Por disa i ka të pa ziera fare.

25. 12. 2016

Riza Salihu

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme