Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka de klaruar se nuk e di a i ka votat koalicioni qeverisës që ta kalojë demarkacionin. Këtë deklaratë, Zemaj e ka bërë në Rrokum Roll. “Nuk e kam parë se ka koherencë për të dalë nga kjo situatë”, shprehet Zemaj.
Në anën tjetër, ai mendon se do të ketë votim në paketë për Ushtrinë, Demarkcionin dhe Asociacionin.
Deputeti i LDK-së konsiderohen se duhet të ketë një konsensus nacional për këto tema, natyrisht edhe me Listën Serbe si pjesë të institucioneve.
Duke folur për kërkesën e një partie opozitare për mocion ndaj Qeverisë, Zemaj thotë se nuk i beson as PDK-së, pasi sipas tij nuk është larg mendësh që mund të jetë e implikuar në idenë e këtij mocioni.
“Nuk i besoj PDK-së dhe nuk përjashtohet se mund të jetë prap kësaj kërkesë, ose po përdorë ndonjë subjekt si mashë për këtë qëllim”, ka theksuar Zemaj.
Zemaj ndër të tjera ka thënë se edhe LDK-së nuk i mungon guximi ta prishë koalicionin aktual, pasi sipas tij LDK po rritet.
“Në çdo tubim që po e organizojmë në qytetet e Kosovës po shihet trefishimi i njerëzve që po e mbështesin LDK-në”, ka thënë ai duke shtuar se në këtë parti po punojën që në zgjedhjet e ardhshme të dalin të parët.