Zeqirija Ibrahimi: Çairi është me BESË

Lëvizja BESA ka ngjallur reagime të shumta në opinion me kandidaturat e prezantuara së fundmi në disa prej komunave më të rëndësishme shqiptare në Maqedoni. Pas kandidaturës së Bilall Kasamit në një prej qendrave më të mëdha shqiptare, në Tetovë, emri që ka marrë mbështetjen e plotë nga të gjitha strukturat për të garuar në komunën që është themel i identitetit të Shkupit, atë të Çairit, ka qenë ai i deputetit aktual të Lëvizjes BESA, njëkohësisht nënkryetarit të subjektit më të madh shqiptar opozitar në Maqedoni, Zeqirija Ibrahimi.
Në një intervistë ekskluzive për portalin Sakte.net, Ibrahimi zotohet se do të punojë natë e ditë për ndërtimin e Çairit dhe për fuqizimin e identitetit shqiptar, ndonëse, sipas tij, prej kohësh në këtë komunë thuajse çdo gjë është kthyer vendosur mbrapshtë dhe do të duhet kohë dhe energji e pandërprerë për ta normalizuar dhe mbindërtuar.

z. Ibrahimi, pse ju kandidat për komunën e Çairit?
Ibrahimi:
Propozimi që unë të jem kandidat i Lëvizjes BESA në Komunën e Çairit erdhi nga Kryesia Qendrore e BESËS, ndërsa duke qenë një ushtar i bindur i kësaj lëvizje, për mua ky ishte nder dhe privilegj. I falënderoj të gjithë anëtarët e Kryesisë për besimin e dhënë.

Cilat janë prioritetet e juaja për këtë komunë?
Ibrahimi:
Meqë në Komunën e Çairit aq shumë kanë degjeneruar gjërat, është cinike të thuhet se do të merrem vetëm me dy-tri gjëra. Aty aq shumë janë kthyer gjërat së prapthi, saqë çkado që të prekesh, ka plot punë. Që nga infrastruktura në kuptim të ujësjellësit, kanalizimit, asfaltimit e trotuaret, e deri te beteja me mafinë urbane, por edhe puna me parkingjet, parqet, objektet arsimore, fushat e sportit e vendet për rekreacion etj., janë aq punë, saqë natë e ditë të mos e ngresh kokën nga punët. Këto janë gjëra që patjetër duhet të rregullohen, ndërsa ideja themelore është që, përmes tyre dhe përmes projekteve kulturore në Komunën e Çairit, këtu ta fuqizojmë identitetin shqiptar në Shkup, të ndihmojmë në urbanizimin e këtij identiteti dhe ta kthejmë Shkupin në bërthamën mbase më të rëndësishme të shqiptarisë, ashtu siç ishte para jo më pak se një shekulli.

Si e vlerësoni punën e deritanishme të komunës së Çairit?
Ibrahimi:
Mendoj se secili qytetar i Çairit tashmë e di saktë e mirë se sa ka degraduar kjo komunë. Për fat të keq, ajo është kthyer në një zorrë qorre të Shkupit, një hapësirë e mbipopulluar dhe pa standarde minimale jetese. Andaj mendojmë se na pret shumë punë. Ata që ishin do ta marrin atë e kanë merituar. Neve na pret shumë punë.

A e prisni fitoren?
Ibrahimi:
Këtë e dinë mirë edhe kundërkandidatët. Prandaj i ftoj të festojmë së bashku! Çairi është me BESË. /Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme