Zeqirija Ibrahimi: Pushteti është i ëmbël vetëm për ata që hanë byftekë!

I ftuar në emisionin “Rrugë drejt..” në televizionin Alsat M ishte nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, kandidati për deputet i LSDM – së Ferid Muhiç dhe nënkryetari i Unitetit, Zylfi Adili

Jemi duke garuar që të përfaqësohet një ide e re politike shqiptare në Maqedoni dhe jemi këmbëngulës që ky shtet të ribëhet, apo të ridefinohet. Dhe për ta bërë këtë nuk është ndonjë privilegj i madh, por më shumë një përgjegjësi. Jemi të koncentruar se kush më së miri do ta përfaqësojë identitetin politik të BESËS dhe nuk ka asnjë pakënaqësi në radhët e Lëvizjes BESA, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Rruga Drejt…”.

“BDI tash e 15 vite e thyen BESËN, thotë se kemi rregulluar sistemin e drejtësisë, ndërsa shqiptarët burgosen me procese të montuara gjyqësore. Lëvizja BESA është në skenë për ta kthyer besën shqiptare në Maqedoni dhe t’i largojë të pabesët – vota për ne është besa që na jepet. Andaj, ta kthejmë besën, elementin më autentik të shqiptarëve, atë të BESËS. Të mësohemi se kur do të integrohemi në NATO dhe kur e japim një afat, brenda atij afati të përmbushet ai realizim. Thonë se e zgjidhin problemin me ajrin, i lë të vdes shqiptarët nga kanceri, thonë se e zyrtarizojnë gjuhën shqipe edhe pas 15 viteve i thyejnë tabelat që nuk janë në gjuhën shqipe!, ka deklaruar ndër të tjera nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili ka thënë se shqiptarët janë të diskriminuar në të gjitha sferat, qoftë sa i përket sistemit arsimor, shëndetësisë, ndarjes buxhetore, etj.

“Ridefinimi është një lajtmotiv që ne e kemi futur në gjithë sistemin e Maqedonisë. Problemi është një shtet i kurdisur keq, një shtet plotësisht jofunksional. Hajdeni të merremi vesh në kushtet e paqes”, ka deklaruar Ibrahimi i cili në konstatimin e gazetares se megjithatë “pushteti është i ëmbël”, Ibrahimi ka thënë se . “Pushteti mund të jetë i ëmbël vetëm për ata që hanë biftek”, transmeton portali Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme