Zgjerohet skandali i Facebook, kompania kanadeze kishte krijuar softwer në gjetjen e votuesve të Trumpit

Një informues i “Cambridge Analytica” ka thënë të marten se një kompani kanadeze “AggregateIQ” ka punuar një softwer të thirrur si Ripon, e cila ka përdorur identifikimin e votuesve republikanë gjatë zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të mbajtura në vitin 2016.

“AggregateIQ” nuk iu ka përgjigjur komenteve të informatorit Christopher Wylie, ish-këshilltarit politik të “Cambridge Analytica”.

Ëylie ka zbuluar më parë se si të dhënat e përdoruesve nga Facebook janë përdorur nga “Cambridge Analytica” për të ndihmuar në zgjedhjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

Ripon, një qytet i cili ishte formuar nga Partia Republikane në vitin 1854, ishte emërtuar me të nejtin emër një mjet që menaxhonte të dhënat e votuesve, objektivave specifike të votuesve, analizën e shqyrtimeve, menaxhimin e fondeve dhe kryerjen e anketimeve.

“Tani ka prova të prekshme në domenin publik që AIQ në fakt krijoi Riponin, që është softweri që përdor algoritme nga të dhënat e Facebook,” tha Wylie për Komitetin Digital, Kulturor, Mediatik dhe Sportit të Parlamentit britanik.

“AggregateIQ” i kishte thënë “Reutersit” më 24 mars, se ata nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e “Cambridge Analytica” dhe nuk kanë pasur kurrfarë kontrate me këtë kompani.

Ai tha se punon në përputhje të plotë në të gjitha kërkesat ligjore dhe rregullatore dhe nuk kishte qenë kurrë i përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme