Zhvillimet në PD, Basha mbledh sot kryesinë e grupit parlamentar

Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me të rinjtë e FRPD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar. Mbledhja është caktuar për të filluar pasditen e sotme në orën 18:00, por ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje.

 Sa u përket çështjeve parlamentare, Partia Demokratike ka prezantuar tre amendamente, që parashikojnë, ndryshime në kodin zgjedhor, reformë të re territoriale dhe implementimin e Vettingut në politikë. Por mund të diskutohet edhe lidhur me qëndrimet që do të mbahen nesër në Kuvend, apo dhe propozimin e nenit për oligarkët në ligjin ‘anti-mafia’.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme