Ziadin Sela i brengosur për rezultatet eventuale të zgjedhjeve

Në një intervistë për ”Radio Evropa e Lirë” në gjuhën maqedonase, lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela, thotë se zgjedhjet e dhjetorit nuk do të jenë korrekte dhe demokratike.

Sipas tij, në dhjetor do të votohet në terr, pasi që dita erësohet në ora 16, dhe në një situatë të këtillë, kur një pjesë më e madhe e liderëve politik dhe funksionarëve janë në rrezik të përfundimit në burg nëse i humbin zgjedhjet, prandaj futen në zgjedhje me instinkt mbrojtës.

Sela thekson se kriza politike nuk mund të zgjidhet pasi që gjyqësori është krejtësisht i politizuar, duke shtuar se ai dhe partia e tij kanë bërë thirrje që në Maqedoni të vijë një gjyqësi evropiane e tipit EULEX.

Mendimi i Ziadin Selës është se marrëveshja e Përzhinos është një teatër, duke përmendur çështjen e 39 mijë votuesve të dyshuar, që sipas tij, dolën të jenë 90% shqiptarë, edhe pse në fillim u përmend një shifër prej 300 mijë votuesish fiktiv.

Madje, Sela kërkon nga Zaevi që të del dhe të sqarojë opinionin nnëse gënjeu me 300 mijë votuesit fiktiv, apo gënjen tani me 39 mijë votuesit fiktiv.

Në pyetjen, nëse kanë kontakte me LSDM-në, Sela përgjigjet shkurtë, jo, por bën të ditur se ka kontakte me partitë tjera shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme