Ziyech s’i ka humbur ende shpresat, mund të largohet nga Chelsea në ditët në vazhdim

Hakim Ziyech thuhet se është i shkatërruar pasi huazimi i tij nga Chelsea në Paris Saint-Germain dështoi për shkak të gabimeve në procedurat e dokumentacionit, të bëra nga “Blues”.

Edhe pse u tha që përfaqësuesi maroken do ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në “Stamford Bridge”, futbollisti ofanziv megjithatë mund të largohet nga Londra në ditët në vazhdim.

Gazetari italian, Nicolo Schira raporton se Ziyech mund të përfundoj në futbollin turk.

Atje, afati kalimtar dimëror është ende i hapur dhe kjo do t’i jepte atij mundësi të përfundojë në Superligën turke.

Interesim për lojtarin ka shfaqur Besiktasi dhe nuk përjashtohet mundësia që Ziyech të huazohet në Stamboll për gjashtë muaj.

Futbollisti nuk do të kishte hapësira të mjaftueshme tek Të Kaltrit në pjesën e dytë të sezonit duke e pasur parasysh konkurrencën e fortë dhe përforcimet e fundit të Chelseat.

Andaj, pasi i dështoi transferimi në “Parkun e Princave”, Ziyech mund të gjejë ngushëllimin në Turqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme