Zoja Lleshi – Berisha: Politika për mua është përgjegjësi, jo privilegj (Video)

Nënë e dy djemve, Zoja Lleshi Berisha, është kandidate e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe thotë se ka pranuar të jetë pjesë e garës sepse vendi ynë ka nevojë për gra që kanë dëshmuar se janë të suksesshme dhe ndihet më e fortë e më e formuar për t’u angazhuar politikisht.
Zoja Lleshi-Berisha është një grua e fortë dhe e vendosur, sipas të cilës për të ecur përpara në jetë, duhet të kesh në çdo hapë në radhë të parë familjen, të punosh fort dhe t’i thërrasësh ndërgjegjes në çdo veprim. Në këtë 11 qershor ajo ka vendosur që të jetë pjesë e garës për deputete në Kuvendin e Kosovës. Një rrugëtim ky të cilin e nisi pas një reflektimi të gjatë dhe mëdyshjes për tu angazhuar në jetën politike.

Nënë e dy djemve, Zoja Lleshi Berisha është kandidate e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe thotë se ka pranuar të jetë pjesë e garës sepse vendi ynë ka nevojë për gra që kanë dëshmuar se janë të suksesshme dhe ndihet më e fortë e më e formuar për tu angazhuar politikisht.

“Në fakt, nga i njëjti subjekt politik, AAK kam marrë ftesë edhe në zgjedhjet e mëparshme për të qenë kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës. Por hezitova, për dy arsye, e para doja t’i përfundoja studimet me arritshmërinë, që pretendoja (sepse kam qenë një studente shumë e mirë) dhe e dyta doja t’i përkushtohesha familjes time, që sapo e kisha formuar. Që të dyja këto më kanë plotësuar jashtëzakonisht shumë”, thotë ajo.

https://www.facebook.com/zoja.lleshi/videos/1158608654285231/

“Pranova ftesën kësaj radhe sepse ndihem më e fortë, më e formuar dhe garën siç po e quajmë, e kam marr me shumë sportivitet. Kam konsideruar se kemi shumë nevojë për zëra të rinj, për gra që kanë dëshmuar sukses në profesion dhe që në garë kanë më shumë pretendime për të kontribuar në shoqëri sesa synime karriere personale! Unë dua ta fitoj garën pa dyshim, po njëkohësisht dua edhe t’i sensibilizoj gratë në përgjithësi, që sikurse jemi shtylla më e fortë e familjes dhe e shoqërisë, të kemi guximin të marrim përgjegjësitë, që ne mund t’i kryejmë me shumë përkushtim, siç mund ta bëjnë vetëm gratë!”, shton kandidatja për deputet Zoja Lleshi-Berisha.

Megjithatë te qenët pjesë e skenës politike në vend është një përgjegjësi më vete dhe njëkohësisht një privilegj, pasi përfaqëson besimin e mijëra qytetarëve. Por nga ana tjetër dëshiron të jetë pjesë e kontributit për ndërtimin e shtetit ligjor, si një amanet i familjes së saj që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës.

Lleshi Berisha thotë se ashtu si çdo qytetar tjetër i pakënaqur i Kosovës, ka qenë edhe ajo vet dhe është e domosdoshme, që të ketë reformim politik e kjo nuk bëhet duke e lënë politikën në duart e njerëzve të njëjtë për dekada me radhë.

“Unë dua të ndryshojmë vërtetë qasjen ndaj problemeve dhe këto janë problemet e njëjta, me të cilat ballafaqohemi ne si qytetarë të një shteti të ri, që prej përfundimit të luftës! Ne kemi shumë mundësi ekonomike. Ne duhet të kemi arsim me kritere shumë më serioze, duhet një hapësirë dhe mbështetje e kulturës, segmenti i së cilës po na bënë krenarë kudo në botë. Sporti, i cili nuk ka kushte as të përafërta në krahasim me sportistët e rajonit, ndërsa djemtë e vajzat tona janë pjesë e ekipeve fituese ndërkombëtare. Këtu shihet qartë pse në ekipet kombëtare nuk ia dalim. Kushtet nëpër kopshte, kushtet në shkolla, shtëpitë e të moshuarve, që janë prindërit tanë …. Për personat dhe familjet, që kanë anëtarë të tyre me aftësi të kufizuara dhe shumë çka tjetër duke mos e harruar kurrë mjedisin, ambientin që është sofra jonë. Ne këtu ushqehemi dhe duhet ta ruajmë e ta mbajmë sa më pastër. Janë katër vjet mandat për një deputet dhe ma merr mendja se më shumë kemi kohë sesa angazhim, prandaj nëse punojmë vërtetë, Kosova do të jetë ashtu siç e duam të gjithë”, deklaron ajo.

Zoja Lleshi Berisha thotë se gjithmonë udhëhiqet nga prioritetet e që padyshim vendin e parë e zë familja, pastaj puna e përkushtimi në karrierë. Ky kandidim është një sfidë tjetër në jetën e saj, të cilën shpreson ta kalojë me përkushtim, por mbi të gjitha me mbështetjen e qytetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme